Spartak Ngjela: Gënjeshtra,
premtim i pambajtu

Spartak Ngjela: Gënjeshtra,<br />premtim i pambajtu
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i konsideruar si i pakënaqur nga kreu i qeverisë Edi Rama, me të cilin u përfol se kishte dhe një marrëveshje për të marrë një post ministror apo zëvendësministër, shkruan dje në rrjetin social Facebook, për premtimet e pambajtura.

Duke iu referuar një juristi, Ngjela shprehet se gënjeshtra në thelb bëhet nga njerëzit shfrytëzues. “Sepse kam një dëshirë sot (dje) që të citoj juristin e famshëm Charles Fried për konceptin e gënjeshtrës: ‘Të gënjesh është gabim sepse kur unë gënjej ndërtoj një marrëdhënie që në thelb është shfrytëzuese... Gënjeshtra dhunon respektin dhe është e gabuar, siç është çdo thyerje e besimit. Çdo gënjeshtër është një premtim i pambajtur, i cili bëhet dhe thyhet në të njëjtin moment.

Çdo gënjeshtër domosdoshmërisht nënkupton - si çdo pohim tjetër - një siguri, një garanci të vërtetësisë së saj’, shkruan Ngjela në statusin e tij në Facebook.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/ Vijon e hapur ekspozita për At Shtjefën Gjeçovi! ‘Agnesa e Zotit’ vjen tek ‘Eksperimentali’! Në ‘Petro Marko’ të Vlorës mbahet koncerti ‘Nëntori i një filmi’

Ciceron/ Vijon e hapur ekspozita për At Shtjefën Gjeçovi! ‘Agnesa e Zotit’ vjen tek ‘Eksperimentali’! Në ‘Petro Marko’ të Vlorës mbahet koncerti ‘Nëntori i një filmi’