Spartak Ngjela: Gjesti i Yuri Kim që tërboi Sali Berishën

Spartak Ngjela: Gjesti i Yuri Kim që tërboi Sali Berishën

Sali Berisha dhe Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, sot takoi Enkelejd Alibeajn dhe e konsideroi, me theks të fortë ligjor, si kryetar të ligjshëm të Partisë Demokratike.

Shenjë shumë e mirë kjo për shqiptarët në funksion të ringritjes perëndimore të Partisë Demokratike.

l.

Në një shtet, kur të fuqishmit e politikës përpijnë me korrupsion popullin e tyre të  pambrojtur, puna shkon deri aty sa asgjë nuk është më ligjore.

Por, kur të grabiturit nga të fuqishmit e politikës gjejnë një mbrojtjës të fuqishëm si aleat, klima kombëtare e shtetit të dhunuar ndryshon.

Kjo është gjendja në Shqipëri. Të korruptuarit janë rreshtuar në rregjistrin e ashpër të politikës amerikane. Dhe shqiptarët janë gjithë sy e veshë, duke pritur çlirimin nga uzurpimi që u ka bërë korrupsioni i lartë shtetëror.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe si e tillë, patjetër, si aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara që është, ajo do t'i përfitonte këto rangje, dhe, po ashtu, do të ndihmohej për t'u çliruar nga dhunimi që shqiptarëve u ka ushtruar korrupsioni i lartë shtetëror në afër tridhjet vite rresht.

ll.

Gjesti që bëri sot ambasadorja amerikane në Tiranë, ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e angazhimit të Amerikës në luftën antikorrupsion në Shqipëri.

Por, korrupsioni i lartë shqiptar, është shqetësuar dhe nuk po e përmban dot veten.

Natyrisht, në sjellje të tilla individin e  sjell gjithmonë frika. Janë të akuzuar të korruptuarit e lartë, dhe kanë nevojë ta shfryjnë frikën e tyre si trimëri fjalësh.

Kjo është një psikologji e njohur për të akuzuarit, por suksesi i reformës antikorrupsion sot mori një forcë të re.

Të shohim ditët në vijim, sepse ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në këto dy ditët e fundit, bëri dy takime të rëndësishme që nuk duket se janë të palidhur për të ardhmen e afërt të goditjes antikorrupsion në Shqipëri: Yuri Kim dje takoi krerët e policisë së shtetit dhe sot ajo i dha forcë zotit Enkelejd Alibeaj, kryetarit të komanduar të Partisë Drmokratike.

lll.

Shtetet e Bashkuara, në këtë situatë lufte Rusi-Ukrainë, e kanë domosdoshmëri forcimin e aleatit të vet, Shqipërinë, dhe prandaj likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritja e Shqipërisë në analet e nivelit të lartë të institucioneve ndërkombërate, është një vlerë e madhe për historinë e ardhëshme të Shqipërisë.

Dhe kjo do të ndodhë.

Por ambasadorja amerikane sot sërish i dha shenja opinionit publik shqiptar se Sali Berisha, si i korruptuar që është, do të likuidohet.

Shqipëria, dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e ka domosdoshmëri mbrojtjen që po i vjen nga Amerika, sepse popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, i kanoset rreziku sllav: nga Beogradi e gjer në Moskë.

Garancia e shqiptarëve kundër armiqësisë shekullore të Beogradit vjen vetëm nga Shtetet e Bashkuara.

Por, mos harroni: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është me Moskën, por ama, është krejt i pashpresë.

Politika amerikane në analet e veta ligjore, korrupsionin e krerëve politikë të një shteti aleat, e konsideron krim ndërkombëtar. Kështu shihet se është konsideruar prej tyre edhe Sali Berisha. Të gjitha të tjerat që llomotiten si elozhe për Saliun janë vetëm fjalë pa bereqet.

Sepse lufta antikorrupsion për të çliruar shqiptarët, është drejt triumfit të saj final.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 05/04/2022 21:38

    Është mjerim që nuk kemi njerëz më shumë si qé është patrioti i kombit shqipëtar Avokati Spartak Ngjela! Dhasht Zoti e të bëhemi bashk kundër të keqës dhe të këqinjëve…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat