Saliu dhe zjarri i tij në kryeqytet është vepër penale. Si mund t'i thuash protestë një tubimi që kërkon t'i vërë zjarrin kryeqytetit. Kuptohet. Kështu kanë dashur drejtuesit e Saliut. Por asgjë nuk u arrit dot

Kot lodheni, o të mjerë, bashkë me Saliun! Në pushtet vihet me vota, kurse ju hidhni shashka zjarri. Turp!

Primitivizëm politik që rrjedh nga mendja gjithmonë e çartur Sali, që kuptohet se nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Asgjë, sepse në politikë nga hiçi gjithmonë vjen asgjëja. Atëherë.

Partia Demokratike nuk ka kryetar dhe ekip drejtues për një politikë të re në Shqipëri. Dhe sigurisht që kjo është në favor të Partisë Socialiste.

Kurse po kuptohet gjithashtu se Saliu nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo tani është një gjë e provuar, por a do të na i japin amerikanët dokumentin që kanë se përse ka luajtur e po luan Saliu në politikë?

Ne po e presim. Kurse Saliu lodhet kot, sepse tani u kuptua sërish se atë e ka braktisur opinioni publik.

Po zjarrin që hedh kush ia kërkon Saliut?

Sigurisht që antishqiptaria ndërkombëtare ia kërkon. Prisni ta dëgjoni./Marrë nga profili i autorit në Facebook