Spartak Ngjela: Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur

Spartak Ngjela: Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur

Sali Berisha

Ç’është ky revolucion që po përsërit Saliu si të ishte Robespieri?

Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur!

Jo; ai është i trembur nga antikorrupsioni, sepse është i fajshëm.

Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

Të gjitha këto janë të provuara; dhe kjo kohë është koha e shpronësimit të tij. Kësaj po kërkon t’i shpëtojë Saliu; se kërkon t’u thotë amerikanëve: “unë kam popullin me vete”. Kurse politika amerikane po qesh me të. Edhe ambasadorja Yuri Kim do të fillojë të tallet me të, se e di shumë mirë procesin antikorrupsion kundër Saliut. Madje që këtë javë mendoj se ajo do të fillojë stigmën kundrejt tij…

Por, kur të dalin aktet e shpronësimit të pasurisë së paligjshme Berisha, shqiptarët do shohin komedi të vërtetë .

Edhe kjo foltorja e tij, edhe kuvendi kombëtar fals i tij, tragji-komedi janë. Kurse, shpronësimi Berisha do të jetë një çlirim i shoqërisë shqiptare dhe një gëzim kombëtar. Por, a e dinë amerikanët ketë gëzim të pritshëm të shqiptarëve të grabitur barbarisht nga Saliu?

Sigurisht që e dinë.

Po Saliu çfarë do të bëjë?

Komedi mbrojtëse do të sjellë sërish; por pronat do t’i konfiskohen. Edhe paratë në bankat ndërkombëtare, gjithashtu.

Po Saliu mund të thotë që “nuk janë tonat. Këto nuk janë prona të familjes Berisha”. Por, kjo nuk mjafton; se ato do të konfiskohen. Dhe janë shumë. Keni për t’i parë.

Po frika e Saliut? Ajo, a do të vijojë pas konfiskimit të pronave të paligjshme?

Frika e tij dë të vijojë, madje edhe fjalimet e kurdisur dhe pa përmbajtje të tij do të vijojnë, njëlloj si këto që po mban; sigurisht që do të vijojnë.

Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: po proces penal kundër tij, a do të ketë?

Kjo është në kompetencë të SPAK-ut…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermioni: 13/12/2021 09:48

    e dini pse me pelqen shum ky spartak ngjela, sepse po ta lexosh, ndodh fiks e kunderta e asaj qe shkruan, pra eshte nje profet i mbrapsht dhe i rreme. kur ishte ne burg i shkreti, shpresonte perdite qe regjimi do binte te nesermen, dhe ky do dilte qe andej, ditet kalonin dhe ky sdilte. nga mllefi qe profetsite e tij nuk dilnin, zgjohej dhe shante partine dhe enverin ne prezence te te denuarve te tjere qe ishin dhe spiune, dhe i shtohej denimi per axhitacion me 5 vjet her pas here. vazhdoi keshtu per 25 vjet me rradhe, deri diten qe tha: - "un qe ketu sdal dot, deri ne vdekje". ate dite u shfaq sali berisha dhe e nxorri nga burgu, me pas kete sharlatan e beri dhe deputet, minister, kryetar te kom te ligjeve... ky eshte spartakus skllavi, bukeshkal, qe ne mendimin tim duhet te rikthehet aty ku e kishte futur partia e tij per te mos dale me kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren