Spartak Ngjela: Pse doli mendsh Saliu, me sulmet e fundit ndaj Yuri Kim

Spartak Ngjela: Pse doli mendsh Saliu, me sulmet e fundit ndaj Yuri Kim

Ish kryeministri, Sali Berisha

Çfarë tregon konflikti agresiv i Sali Berishës kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjës Juri Kim?

Në substancë, tregon frikë.

Saliu tani është njëlloj si ai i vetmuari që bërtet nga frika duke kaluar pyllin. Se mendon që kështu po tremb ata që do mund ta sulmojnë.

Por...

Ndërkombëtarisht kjo klithmë frike e Sali Berishës shtë një njollë turpi për Shqipërinë. Sepse Saliu, jo vetëm që nuk ka asnjë provë për ato që thotë, por edhe sepse një person i njohur botërisht si individ i korruptuar, po kërkon të mbrojë veten duke menduar se, me gënjeshtrat e tij kundër Amerikës, do t'i humbasë ekuilibrin politikës amerikane.

Mos u lodh kot, o Sali! se për këto provokime antiamerikane, politika amerikane bën tallje dhe krijon komedi tavolinash kundër një të korruptuari në Shqipëri. Pse? Sepse e kupton që Saliu po kërkon që të fillojë një proces penal kundër tij për shpifje kundrejt ambasadores Yuri Kim, dhe këtu ai të nisë me pasion retorikën e tij shterpë për ta nxjerrë veten si viktimë. Gjë e cila nuk mund të ndodhë.

Por, Saliu ndërkohë ka pësuar edhe një humbje ekuilibri mendor që i ka ardhur nga retorika brilante e ambasadores amerikane kundër tij me fabulën e djegies së pyllit. Ishte shumë e bukur dhe e gjetur për të treguar artistikisht se kush është Sali Berisha.

Por ama, duhet të kujtohemi se Saliu ka humbur ekuilibrin mendor në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka frikë dhe nuk di të mbrohet për akuzat që i janë ngritur atij për korrupsion të lartë nga pushteti gjyqësor amerikan.

Por, duhet të kujtohet se amerikanët kanë shumë prova kundër tij.

II.

Të gjitha këto vijnë nga korrupsioni masiv i politikës në Shqipëri. Dhe prandaj, si pasojë, ndërkohë në Shqipëri është formuar një front prorus i drejtuar nga fluksi i të korruptuarëve që janë ish pushtetarë të lartë në qeveritë shqiptare. Gjithsesi ky fakt nuk mund të mendohet se përfaqëson një vijë të fortë në politikën e lartë aktuale të Shqipërisë. Por të korruptuarit që kanë vjedhur shqiptarët kuptohet se nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Atëherë?

Koha e ka likuiduar Saliun si të korruptuar nga politika, dhe ai po shpenzon shumë para e po mundohet tani që, në zgjedhjet e majit të këtij viti, të nxjerrë sa më shumë kryetarë bashkish. Dhe e do këtë, sepse ai mendon që me ta mund t'iu thotë amerikanëve që "shqiptarët janë me mua".  Por, pyetja që mund të ngrihet këtu është kjo: mirë, nëse i merr kryetarët e bashkive që kërkon, por, po nuk mori asnjë kryetar bashkie, a do ta japë dorëheqjen nga politika si kryetar i rithemelimit?

Jo. Sepse Saliu ka një mbrojtje të vjetër gënjeshtare: ai do të thotë sërish si edhe në rastin e humbjeve të tjera: "socialistët na vodhën votat".

Dhe Saliu do të bëjë dhe një ose dy revolta të kota në bulevardin e madh të Tiranës, e do të vijojë avazin me Partinë e Lirisë dhe me grupin e rithemelimit. Asgjë.

Një komedi kjo.

Po pse, ende nuk e keni kuptuar që Saliu i shkretë tani është kthyer në një komedian të mirëfilltë?!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moza: 07/04/2023 08:02

    Tashi u kopsit kjo pune. Me bixhozxhiun e bllokit.

    Përgjigju
  • Dakord: 06/04/2023 20:20

    Nuk e luan as topi. As pike as presje nuk i heq ketoj artikulli, por ca pyetje i kam: perse livadhis i lire ky kriminel? Perse guxon te merret me politike? Perse mediat ja nxjerrin perdite surratin ne tv? Detyrohem te informohem online se kam frike te hap tv se mund edhe te vjell nga neveria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi