Spartak Ngjela: SHBA të tregojnë
sërish sot forcën kundër Berishës 

Spartak Ngjela: SHBA të tregojnë<br />sërish sot forcën kundër Berishës 
Avokat Spartak Ngjela shkruan se amerikanët dhe gjermanët duhet të tregojnë sërish sot forcën kundër hordhive korruptive.

“Nesër shqiptarët ose bashkohen me Perëndimin dhe mposhtin hordhitë e brendshme korruptive në pushtet, ose kalojnë në një proces trazirash të brendshme. Politika amerikane dhe ajo gjermane nesër duhet sërish të tregojë forcën e saj. Shqiptarët po presin mbarimin e padrejtësisë. Dhe do kryhet. Kush do ta ndalojë: personat që janë të regjistruar në defterët e krimit ndërkombëtar? Ata janë të falimentuar. Interesi amerikano-gjerman dhe interesi perëndimor shqiptar, nesër duhet të tregojë forcën. Banditizmit politik shqiptar është në grahmat e fundit: a do t'ua fusë shkelmin e fundit Donald Lu nesër hordhive korruptive që çirren në Parlament? Pa dyshim. Donald Lu ka hyrë tani në historinë e shpëtimit të shqiptarëve nga një e keqe e madhe. Ai përçon realisht politikën amerikane; domethënë ka forcën e saj. Nesër bie perdja e lojës së pështirë korruptive të liderëve të korruptuar shqiptare. Duhet festuar”, shkruan Ngjela. Avokati shton se Sali Berisha duket të dorëzojë pasuritë e grabitura. “Si, vërtet mendoni ju qe Saliu do të votojë me hir kundër vetes dhe për shqiptarët? Kurrë, ai i urren ata! Si familje kanë pushtuar mijëra hektarë tokë. Turp! Por do t'i dorëzojnë. Ky që ka nisur është proces që nuk ndalon dot. Të korruptuarit duhet të largohen butësisht.
Po kështu edhe Meta. Me hir, edhe ky kurrë nuk do votonte për të mirë të shqiptareve pas grabitjes që iu ka bëre. Por do të votojë, bashkë me të tjerët. Se këtë e ka të keqen më të vogël”, pohon Ngjela. Sipas tij, pasreforma është në dorë të Edi Ramës. “Sot gjykimi i keqbërësve është mbërthyer te pyetja: kush është e keqja më e vogël? Lufta kundër Amerikës dhe interesit shqiptar, sigurisht që është sot një e keqe shumë e madhe për atë që mendon ta ndërmarrë. Po Rama? Ai e kuptoi. Marrëveshja e tij me Amerikën dhe Gjermaninë, i dha mundësi të reja politike. Por pyetja për Ramën është: zoti Kryeministër, e ke të qarte se çfarë duhet të bëni mbas Reformës? Sepse reformën shqiptare e kanë bërë amerikanët. Pasreforma është në dorë të Edi Ramës. A di ta bëjë ai atë? Kjo duhet pritur për t'u parë”,
shkruan avokati. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën