Speca me gjizë dhe pana

Përbërësit:

  • 5 speca jeshil
  • 250 gr gjizë
  • 1 gotë qumësht
  • 100 ml pana ose ajkë qumështi
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim specat të piqen pak minuta në furrë, më pas i vendosim në një qese dhe largojmë lëkurën dhe farat. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, vendosim specat, shtojmë gjizën, e trazojmë pak minuta, më pas shtojmë qumështin dhe sapo të fillojë të bulëzojë shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza, nëse kemi dëshirë dhe e lëmë gatimin pak minuta në temperaturë të ulët që salca të lidhet.