Speca të kuq me salcë kosi
Përbërësit:
- 4 speca të kuq
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- ½ tufë majdanoz
- 250 gr salcë kosi
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pastrojmë specat nga farat dhe i vendosim të piqen. Më pas largojmë lëkurën dhe i presim në copëza mesatare. Tek salca e kosit shtojmë hudhrat e shtypura, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E trazojmë salcën më specat dhe e kemi gati për t'a servirur.
Komento