Speciale 2022/ Botërori i Katarit, nga surprizat te triumfi i Argjentinës

Minutat e para në stadiumin ‘Lusail’ të Katarit referuan një finale me një protagonist. Engjëlli Di Maria fitoi një penallti që u kthye në gol nga Messi, ndërsa po në pjesën e parë Di Maria dyfishoi, duke krijua përshtypjen e një Francë të shpërbërë, të paorganizuar dhe të mbivlerësuar. Kjo situatë vijoi deri në minutën e 80 kur fenomenali Mbappe shkurtoi diferencën me një penallti. Deri në këto momente Franca nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në portë, ndërsa për pak sekonda sërisht magjistari Mbappe dhuroi një perlë dhe shtangu Argjentinën. Tani festa duhet të ndalet dhe do të qëndrojë gjatë në ankth.

Në vijim dhe deri në minutën e 105 të shtesës Franca ishte tejet superior, duke zhdukur nga fusha një Argjentinë monumentale, por atëherë kur nuk pritej Messi u bërë edhe njëherë hero. 35-vjeçari, i cili aq shumë e dëshironte dhe ëndërronte Botërorin shënoi golin e tretë në finalen që dukej se sdo mbaronte kurrë. Kjo mori më shumë kuptim kur në minutën e 118 Mbappe kompletoi ‘tripletën’.

Të rraskapitura, të mbytura nga frika se mos humbin finalet dy kombëtaret iu drejtuan penalltive. Ruleta ruse siç thuhet në gjuhën sportive u buzëqeshi amerikano-latinëve, të cilët e përjetuan shumë atë që ndodhi. Në një anë kishte lot gëzimi dhe nga ana tjetër hidhërimi.

“Është padyshim finalja më e bukur e të gjithë Botërorëve”, thotë Kristo Thoma, gazetar dhe komentator.

“Mesa mbaj mend unë është finalja më e bukur e një Botërori dhe Evropiani së bashku”, thotw trajneri Bledi Shkëmbi.

“Dy ekipe që bënin edhe ata që s’janë tifoz futbolli të bëhen bashkë dhe të shijojnë një ndeshje futbolli”, vijon ai.

Pyetjes se si do ta ndante pak finale deri në minutën e 80 dhe pas minutës së 80, Shkëmbi përgjigjet:

 “Deri në minutën e 80 Argjentina nuk e la për asnjë moment Francën të luante. Nëse të gjithë mendonin se ishte Franca dobët unë them se ishte Argjentina shumë mirë. Më pas Mbappe dhe Franca treguan se në momentin që ul pak vigjilencën futbolli të kthehet kundër”.

“Deri në minutën e 80 finalja fliste vetëm për Argjentinën dhe ata, shkruesit më të mirë të historisë së Botërorëve, ishin duke bërë një historik që fliste për Messi-n, për Argjentinë, sesi e vendosën poshtë kampionen e botës, ndërsa më pas futbolli tregoi se përsë është i magjishëm, i paimagjinueshëm. Mund të prodhojë nga momenti në moment histori të reja dhe mund të fshijë atë që ti deri pak çaste më parë kishe në mendje”, thotë komentatori sportiv Kristo Thoma.

Mund ta quajmë Botërorin e Messit atë në Katar?
Bledi Shkëmbi, trajner:
“Patjetër që po. Prisnim nga ai shumë, pas disa tentativave të mëparshme ku nuk arrinte të dilte kampion. Ishte Botërori i Messi-t pasi ai ndryshoi në këto ndeshje, duke u bërë shumë aktiv, me dëshirë shumë të madhe për të dalë kampion bote.”
Kristo Thoma, komentator: “Ai ka pritur për këtë moment që kur ka lindur futbollistikisht. Humbi disa finale për të ardhur deri këtu. Ishte ky momenti ku duhet të shkruante historinë. U bë një njeri i tjetërsuar për t’ia dalë.”

Është temë diskutimi në të gjithë botën nëse Messi e barazoi apo e parakaloi Maradonën me këtë Botëror?
Kristo Thoma, komentator:
“Personalisht nuk do e marr asnjëherë guximin për të karahasuar figura të tilla. Të gjithë ata që kanë patur mundësinë ti shijojnë këta lojtarë kanë patur një fat të madh. Fakt është që Messi ka fituar gjithçka që mund të fitohet. Rrethanat për Maradonën kanë qenë të tjera, pasi ishte dikush që nuk mendonte vetëm për futbollin, por edhe jashtë saj. Ai kishte një protagonizëm.”
Bledi Shkëmbi, trajner: “Messi mendoj se edhe po mos ta fitonte Botërorin do ishte te legjendat e këtij sporti. Personalisht kam patur idhull Maradonën, por me fitimin e këtij Botërori mendoj se Messi shkoi në nivelin e Maradonës, por ndoshta pak edhe më shumë.”

“Shpeshherë në Botëror vijnë edhe njerëz që e ndjekin rastësisht futbollin. Vetëm se është Botëror, por kur shikon festimet në Argjentinë, me miliona tifoz për kombëtaren. Çfarë mund të thuash për ata që mendojnë se është vetëm një lojë?
Kristo Thoma, komentator:
“Asnjëherë nuk është thjeshtë një lojë. Futbolli krijon mite, krijon histori, krijon imazhe për tu ndjekur. Krijon edhe stimulin pozitiv jo vetëm për fëmijët, por krijon edhe histori personale njerëzore.”

Për të bërë një krahasim fillimisht dhe më pas një koment për të gjithë ata tifozë të cilët dëshironin një finale Messi-Ronaldo. Ky i fundit e meritoi atë trajtim nga Portugalia?
Bledi Shkëmbi, trajner:
“Unë mendoj që Ronaldo duhet të kishte patur një fund tjetër në Botëror, por nuk ishin fajet e tij. Portugalia duhet ti kishte zgjidhur më herët problemet me Ronaldon. Ekipi dhe federata u sollën ndryshe dhe mendoj se meritonte diçka ndryshe. Nga ana tjetër për Messi-n kishte komplet një tjetër trajtim te Argjentina. Edhe Ronaldo mund të jepte diçka më ndryshe.”
Kristo Thoma, komentator: “Ronaldo është një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë. E konsideroj në një rang me Ziko, Kareka, Roberto Baxhon, Zidane dhe Ronaldon. Nuk e quaj kurrë një humbës, por Botërori erdhi në momentin më delikat të karrierës së tij. Nuk u përshtat me asgjë. Ai është mësuar në maksimumin e rekordeve, por ky hap vjen duke u ngadalsuar. Problem është se dhe kërkon të jetë protagonist absolut. Megjithatë nuk ishte faji i tij që Portugalia u eliminua.

Për Argjentinën Botërori i Katarit ishte i treti në histori dhe i teti në 11 finale që kombëtaret amerikano-latinë fitojnë ndaj atyre europianëve. Me kurorëzimin e fituesit për tifozët e flaktë erdhi edhe trishtimi që për të parë një Botëror tjetër duhen pritur edhe katër vite. Dihen vendet që do ta organizojnë: Amerika, Kanadaj dhe Meksika, por ende nuk dihet formula. Flitet shumë se ky Botëror do zgjerohet dhe sdo jetë më me 32 përfaqësuese, diçka që ka shumë gjasa të ndodhi.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin