Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares

2024 do të jenë në historinë e futbollit shqiptar...

Kompeticioni më i rëndësishëm për kombëtare, Evropiani që u mbajt në Gjermani, foli edhe shqip. Kuqezinjtë lanë gjurmët e tyre edhe pse u shortuan në grupin e ‘ferrit’, bashkë me Italinë 4 herë kampione bote dhe Evrope në fuqi deri në atë periudhe, Spanjën që në fund fitoi trofeun, por edhe Kroacinë, e konsiliduar tashmë mes emra të fuqishëm.

Diskutimet dhe pikëpyetjet, nëse kombëtarja bëri mirë në Evropian apo mund të bënte më shumë, sot e kësaj dite nuk janë shuar. Megjithatë për futbollistët nuk pati shumë kohë për pushime, pasi u rikthyen shpejt në fushë. Përfaqësuesja e drejtuar nga Sylvinho luajti ligën e kombeve në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të 3 pjesmarrëse në Evropian. (Stërvitje e kombëtares)

Më 7 nëntor kuqeznjtë nisën fushatën në Ligën e Kombeve duke dhënë mesazhe të forta. Në Epet Arena të Pragës, kundër Ukrainës, Shqipëria fitoi 1-2 me përmbysje falë golave të Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit. 3 pikë që fillimisht dhanë përshtypjen se kombëtarja kishte dalë më e fortë nga Evropiani.

Megjithatë 3 ditë më pas në Tiranë kuqezinjtë erdhën ‘me kembë në tokë’. Ndeshjen e dytë në grup, me shumë pak raste në Arenën Kombëtare, do ta fitonte 0-1 Gjeorgjia. Surpriza e Euro 2024 që ia doli falë goli të bukur të Kochorashvilit.

Disfata me Gjorgjinë do të merrte më shumë peshë në tetor. Me datë 11 të këtij muaji kombëtarja u mposht pastër 2-0 nga Çekia, e cila qartësisht ruante inatin e eliminatoreve të Evropianit. Pas 3 ndeshjeve në grup Shqipëria renditej e dyta.

Shpresat do ringjalleshin 3 ditë më pas, më 14 tetor. Kombëtarja do të fitonte 0-1 në Gjeorgji, duke iu rikthyer reston këtyre të fundit. Në Tbili vulosi goli i Kristjan Asllanit. Kjo fitore ktheu qetësinë përkohësisht te kombëtarja, pasi në dy ndeshjet e nëntorit do të luante gjithçka për gjithça në Tiranë.

Më 16 nëntor shumëkush po bënte llogaritë sesi Shqipëria mund të renditej e para, pasi do të rriste shanset për të shkuar në Botëror. Mirëpo në Arenën Kombëtare, sërish në një ndeshje me pak raste, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0. Pavarësisht se morën vetëm 1 pikë, djemtë kuqezi mbetën në lojë edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Me Ukrainën në Tiranë ndodhi ajo që pakkush e priste. Kundërshtari që kishim mundur në shtator dhe që vinte me shumë probleme shënoi dy herë brenda 10 minutave të para. Edhe pse kuqezinjtë u përpoqën shumë, arritën vetëm të shkurtonin diferencat. Goli i Bajramit me penallti vulosi humbjen 1-2, që i la kuqezinjtë në vendin e fundit. Nga pretendimi për kapur kreun kuqezinjtë prekën fundin, duke zhgënjyer më së shumti tifozë, por jo vetëm.

“Kjo ka qenë pjesa e parë e jona më e keqe në tre vitet e fundit. Dy golat ishin shumë shumë shpejt. Për 5 minuta pësuam dy gola dhe më pas ramë shumë poshtë,”-u shpreh Ardian Ismajli, kapiten i kombëtares.

“Nuk e besoj një nga sfidat më të dobta, por besoj pjesa e parë më e dobët po. Të pësosh 2 gola në shtëpi pas 10 minutash është problem. Kemi luajtur shumë keq në pjesën e parë në mbrojtje, por në të dytën kemi bërë një ndeshje të mirë. Tani s’morëm pikë dhe do luajmë një ligë më poshtë,”-tha Kristjan Asllani, futbollist i kombëtares.

Disfata solli pakënaqësi brenda grupit.

“Te ekipi i Granadës unë luaj si sulmues dhe jam çdo ndeshje titullarë i padiskutueshëm. Nuk luajta kundër Çekisë dhe besoja se do luaja kundër Ukrainës sepse unë jam lojtar hapësirash dhe bëj shumë presion. Do krijonim raste,”-deklaroi Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares.

Referuar mimikës, shumë më keq e përjetoi trajneri i kombëtares Sylvinho, i cili për herë të parë u kritikua me zë shumë të lartë.

“Ndihem i trishtuar për humbjen sepse kemi punuar gjatë gjithë kohës për të fituar. E pësuam sepse luajtëm shumë keq në 15 minutat e para dhe paguam çmimin për këtë. Në nivel të lartë këto gjëra nuk falen,”-tha Sylvinho, trajner i Kombëtares.

Me shpresën se Liga e Kombeve ishte vetëm një mësim, në ditët e fundit të 2024 kombëtarja mësoi shortin për eliminatoret e Botërorit. Kompeticion që mbetet ëndrra e madhe e çdo tifozi shqiptar. Edhe pse 12 grupe, kuqezinjtë ishin të pafat nga goglat. Përveç Anglisë, Letonisë dhe Andorës kuqezinjtë në 2025 do të përballen dy herë edhe me Serbinë. Një rival delikat, jo vetëm për cilësinë sportive, por edhe për atë që përfaqëson ndaj shqiptarëve si komb. Kjo në një kohë kur 10 vite më parë, ngjarjet e Beogradit pas dronit ‘Autoctonus’ janë të freskëta në memorian e gjithë secilit.

“Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll,”-deklaroi Armand Duka, kreu i FSHF-së.

“Ta nisja shortin nga vazo e tretë duhej se do luanim ndaj dy kundërshtarëve shumë të forta. Është një grup delikat, shumë i fortë dhe i vështirë. Sot futbolli nuk është i lehtë. Të gjitha skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën. Me teknologjinë, mund të shikosh gjithçka. Është një grup për t’u luajtur, për t’u luftuar dhe për të shkuar deri në fund, sepse është i bukur. Të ëndërrosh se mund të shkosh në Botëror të jep shumë energji,"- tha Sylvinho, trajner i kombëtares.

Me shpresën se 2024 nuk do të jetë një nga vitet e pakta historike për kombëtaren, në 2025 kuqezinjtë fushatën eliminatore do ta nisin në mars me dy sfida kundër Anglisë dhe Andorrës. Çdo nisje e re është një shans më shumë për të bërë ëndrrat realitet.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me furgon 56 vjeçarin, arrestohet shoferi (EMRI)

Përplasi për vdekje me furgon 56 vjeçarin, arrestohet shoferi (EMRI)