Speciale A1 Report/ Ngjarjet
më të rëndësishme gjatë 2014-ës

Speciale A1 Report/ Ngjarjet<br />më të rëndësishme gjatë 2014-ës
TIRANE - A1 Report ka realizuar një sërë specialesh për ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë gjithë vitit 2014 në fusha të ndryshime si Politika, Krimi në vend, Drejtësia, Shëndetësia, apo Sportin. Gjithashtu janë realizuar edhe speciale të veçanta si ajo për Bunk’Art e cila u vizitua nga mbi 60.000 persona brenda pak javësh.

Speciale të veçanta u janë bërë edhe reformës së skemës së pensioneve, por për t’u përmendur është edhe specialja për “tërmetin” në Universitetet shqiptare, ku pas një kontrolli shumë prej tyre u mbyllën.

Ngjarjet më të rëndësishme që "tronditën" politikën përgjatë 2014-s
Viti 2014 nisi me një ngjarje shume të rëndësishme që do të mbetet në histori, mbledhjen e përbashkët të qeverisë Shqipëri- Kosove që u zhvillua më 11 janar në Prizren. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës vendosën ta nisin bashkë rrugëtimin për përmbushjen e sfidave të 2014-ës, duke nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik si dhe akordimin e një fondi për maternitetin e Luginës së Preshevës. Klikoni për më tepër




Reformat në arsim në një vit dhe “tërmeti” në Universitete
Reforma më e rëndësishme në arsim për vitin 2014 ishte mbyllja e 24 universiteteve , 18 prej të cilave ishin private dhe 6 filiale publike. Ndërsa 13 universitete private u pezulluan deri në një afat dy vjeçar. Edhe arsimi parauniversitar dhe parashkollor kaluan nëpër një sitë të hollë. Qindra  mësues u larguan nga vendi i punës pasi jepnin mësim jashtë profilit të studimit, ndërsa 5000 mësues të tjerë iu nënshtruan konkurseve dhe testimit për një vend pune. Klikoni për më tepër



Operacionet policore e vrasjet më të bujshme për vitin 2014
Beteja më e madhe e nisur nga Policia e Shtetit për të rivendosur ligjin në fshatin Lazarat ose i njohur ndryshe si “Kështjella e pamposhtur” filloi në mes qershorit. Për afro 2 dekada asnjë nga instancat shtetërore të mëparshme, nuk kishte mundur ta kthente “fshatin rebel” të funksiononte në bazë të ligjeve të një shteti ligjor. Klikoni për më tepër




“Dosja 2014” Mëkatarët përballë Drejtësisë
I paralajmëruar si viti që do të vinte pas hekurave këdo që shkel ligjin, edhe pse të veshur me kostumin e politikës apo personave me pushtet përfshi dhe atë ekonomik, 2014-a rezulton të mos ketë sjellë asnjë dënim zyrtari të rangut të lartë.Klikoni për më tepër




Bunk'Art, bunkeri i komunizmit më i vizituari
Më 22 nëntor të këtij viti është çelur për  qytetarët shqiptarë një nga veprat  më të mëdha të periudhës së komunizmit, siç është bunkeri antibërthamor ose ndryshe objekti 0774. Klikoni për më tepër



Shëndetësia gjatë vitit 2014
Një vit kalon shpejt por ajo që është e rendësishme është të shohim se ç’kemi bërë gjatë këtij viti të ikur. A1 Report sjell një përmbledhje të punëve më kryesore të bëra nga Ministria e Shëndetësisë përgjatë vitit 2014. Klikoni per me teper



Reformat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me impakt të gjerë social 
Kjo speciale është realizuar ne formën e intervistës me Ministrin Erjon Veliaj për 5 reformat më të rëndësishme që ndërmori kjo Ministri gjatë vitit 2014. Klikoni për më tepër 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues