Speciale /Aty ku fëmijët shijojnë magjinë e kukullave

Në qendër të Tiranës, përballë Muzeut Historik Kombëtar dhe në krah të Bibliotekës Kombëtare, gjendet Teatri i Kukullave. Sapo hyn në godinën e ndërtuar në vitin 1925, e që fillimisht ka funksionuar si selia e parlamentit të parë shqiptar takojmë artistët, të cilët janë duke bërë prova për shfaqjen e radhës. Ndonëse, për 70 vite radhazi në këtë godinë me vlera të jashtëzakonshme historike breza të tërë artistësh kanë dhënë shfaqje me kukulla me tela, marioneta, maska, por edhe shfaqje me aktorë, sot ata nuk dinë asgjë, se çfarë do të ndodh me ta.

Pas deklaratës së kryeministrit, Edi Rama se: “Teatri i kukullave është një karakatinë që na turpëron përpara fëmijëve tanë. Uroj dhe besoj që deri në fund të këtij mandati qeverisës ne do t’i  hapim themelet  e  Bibliotekës  së Re Kombëtare dhe të Teatrit të ri të fëmijëve, këtu pranë te garda”.

Drejtori i Teatrit të Kukullave, Erjon Isai thotë se deri më tani nuk ka asnjë shkres për këtë deklaratë.

 “Unë jam drejtor i Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, si institucion, jo si godinë. Se ku vendoset institucioni është një vendimmarrje, që i tejkalon kompetencat e këtij institucioni. Por, nga ajo që unë lexova nga artikulimi i kryeministrit Edi Rama bëhej fjalë për zhvendosje të institucionit edhe jo prishje të godinës. Unë mendoj se godina që ne jemi është i pamjaftueshëm, për aspektin e vet historik është i patjetërsueshëm. Nëse ne duam një komb më të zhvilluar edhe më evropian, kultura fillon nga fëmijët”, shprehet Isai.

 “Report tv”, së bashku me drejtorin e Teatrit të Kukullave Erjon Isai sjell nga afër gjendjen ku punojnë artistët për shfaqjet, që çdo fundjavë spektatorët e vegjël të shijojnë magjinë e kukullave...

“Salla ka një kapacitet prej 200 vendesh, bashkë me lozhat. Ne mbi kapacitetin shtojmë mundësi që fëmijët të shijojnë shfaqjet. Por problemi i parë nis nga karriget, që unë jo si drejtor, por si prind jam i shqetësuar. Gjendja e podeve, vë në rrezik edhe jetën e aktorëve, që luajnë në këtë skenë. Vendi ku ruhen kukullat është edhe më keq akoma. Teatri ka nevojë për një investim të madh. Ekzistojnë mundësi, por nga hapësirat tona institucionale janë të pamundura për t’u mbuluar”, shton Isai.

Ndërhyrjet në godinë nuk mund të bëhen nga kushdo në këtë godinë, por nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, jo vetëm për mos të prishur edhe për të mos dëmtuar funksionin e parë të godinës, që ka qenë parlamenti i parë shqiptar, por edhe, sepse godina është monument kulture i kategorisë së parë.

“Unë mendoj se ka ligje. Në momentin që godina është e mbrojtur nga IMK edhe është pjesë e zonës historike, s’mund të gdhihemi një mëngjes pa Teatër Kukullash. Ne nuk kemi asnjë shkresë për këtë. Më shumë se një vendim është një keqinterpretim”, thotë drejtor i Teatrit të Kukullave.  

Cila është dëshira e drejtorit aktual Erjon Isait apo aktorëve, që punojnë prej katër dekadash në Teatrin e Kukullave?

“Do të isha shumë i lumtur nëse ne sot do të kishim hapësira për një teatër të ri kukullash, aty ku sot është Piramida. Por kjo është ende një dëshirë imja, që s’do ta lë pa e thënë atje ku duhet”, përfundon Isai...

Edhe aktroja Shegushe Bebeti mendon se nëse godina kthehet në një muze, për shkak të kaluarës historike që mbart, është një ide shumë e mirë, ndërsa, nëse prishet, që në vend të tij të ndërtohet diçka tjetër, ajo e sheh të patolerueshme. Dëshira e Bebetit, e cila prej katër dekadash punon në këtë institucion, është gjithashtu, që Piramida të shndërrohet, në një qendër kulturore për fëmijët, sepse Teatri i Kukullave, duhet që të jetë në qendër të kryeqytetit, jo në periferi.

Teatri i Kukullave ka gjithsej 10 aktorë, një përgjegjës edhe katër persona të prapavijës, që punojnë për mirëmbajtjen e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit