Fjalori i Ri i Gjuhës Shqipe, fjalori më i madh që Shqipja ka pasur deri më tani do të jetë shumë shpejt gati për të gjithë të interesuarit. Vetëm disa ditë më parë u prezantua drafti i këtij fjalori të pasuruar me mbi 70 mijë njësi të reja.
Por si është konceptuar ky fjalor, në ç’mënyrë është pasuruar ai me fjalë të reja dhe cilat janë disa prej tyre?
Për më tepër ndiqni bisedën që gazetarja e “Report TV”, Blerina Goce ka zhvilluar me koordinatoren dhe redaktoren teknike dhe shkencore të Fjalorit, znj. Anila Kananaj.