Botohen 2 fjalorë të gjuhës shqipe me ilustrime për fëmijë, studiuesi Rrokaj: Ndihmë në përmirësimin e aftësive të gjuhës

Në ditën Botërore të Librit, në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, në Tiranë u përuruan dy fjalorët e parë leksikografikë për fëmijë “Fjalor i gjuhës shqipe i ilustruar” dhe “Fjalor i gjuhës shqipe” për grupmoshën nga 5 vjeç deri në 11 vjeç dhe mbi 12+, me autorë Anila Kananajn dhe Shezai Rrokajn.

Me mbi 16.000 fjalë, risi e fjalorëve shpjegues janë edhe 1600 ilustrime me foto dhe vizatime origjinale me ngjyra, që pritet t’u shërbejnë nxënësve të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e diasporë.

“Bashkë me kolegen kemi shfrytëzuar një material të jashtëzakonshëm për t’u dhuruar kësaj moshe por edhe prindërve e mësuesve, në diasporë edhe më të rriturve dhe të huajve një fjalor që shpjegon thjeshtë dhe qartë”, tha Rrokaj.

Për studiuesin e gjuhës shqipe, Shezai Rrokaj këto fjalorë janë një fotografim i gjendjes aktuale të përdorimit të gjuhës, që do t’u shërbejë nxënësve e mësuesve për të përmirësuar aftësitë bazë në gjuhën shqipe.

“Fjalorët fotografojnë gjendjen aktuale të përdorimit të gjuhës. Ato fjalë të huaja që duhen dhe përdoren do të vihen me doemos. Ato të tjerat që rëndojnë leksikun, shqipja do të gjej fjalë të tjera, sigurisht do ua lënë vendin fjalëve të reja.  Ky është mjet punë në klasë. Mësuesi e ka mjet pune”, u shpreh ai.

I ardhur si botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutit të Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë këta fjalorë janë të parët të këtij lloji në historinë e leksikografisë shqipe.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet