Hadrianopoli gjendet ndërmjet Sofratikës, Libohovës, Terihatit dhe Goricës. Ky qytet e ka marrë këtë emër prej perandorit Hadrian. Qyteti shtrihet në fushën ndërmjet malit Bureto dhe Gjirokastrës. Hadrianopoli përfaqësonte pushtetin romak në jug të Shqipërisë. Me shkatërrimin e Antigonesë lindi ideja për ta zëvendësuar atë. Prandaj u ideua dhe u ndërtua Hadrianopoli. Ky qytet u ndërtua në fushë, sepse epoka e qeverisjes së Hadrianit konsiderohej si pax romane, pra, një kohë paqeje e garantuar. Plani urbanistik i Hadrianopolit u ideua nga vetë perandori, prandaj i vuri emrin e tij.
Meqenëse Hadrianopoli gjendej në fushë, punimi i tokave dhe përmbytjet kanë zhdukur të gjitha elementet urbanistike të qytetit. Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë disa elemente të qytetit antik: rrënojat e një teatri, një kishë paleokristiane dhe nekropolin. Ky i fundit gjendej në fshatin Sofratikë. Gjetja e katër mbishkrimeve mortore, të cilat i përkasin shekujve II-IV pas Krishtit vërtetojnë faktin se kemi të bëjmë me një nekropol qyteti. Në fshatin Goricë gjenden rrënojat e qendrës peshkopale.
Në Sofratikë gjendej teatri edhe romak, i cili kishte një kapacitet prej 3500 spektatorësh. Teatri romak është ndërtuar në shek. II pas Krishtit. Gërmiment arkeologjike në teatrin e Sofratikës kanë filluar në vitin 1970 nga Apolon Baçe.
/Shqiptarja.com