SPECIALE/ Historia e Vjosës, ‘arit të hec-eve’ që iu kthye njerëzve! Çfarë ndodhi në 10 vite ‘luftë’ me protesta dhe beteja gjyqësore

Fushata për mbrojtjen e Lumit Vjosa ka nisur që nga viti 2013 e një vit më pas mori edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Hidrocentrali i parë në Vjosë, është ai i Kalivaçit,  leja e të cilit daton që në vitin 1997. Ndërtimi i digës filloi në 2007, por është ndaluar disa herë. Hidrocentrali i dytë më i madh në Vjosë është ai i Poçemit dhe diga e tij ishte planifikuar të ndërtohej afër fshatit Poçem.

Propozimi i 45 digave në Vjosë, 8 në lumin kryesor dhe 37 në degët e tij, sipas shoqatave dhe organizatave ambientaliste do të shkatërronin sistemin lumor.  Kështu nisën protestat e para dhe ankimimet në gjykata vit pas viti.

Në pranverën 2023, Vjosa ka zyrtarisht statusin Park Kombëtar, ç’ka do të thotë se nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa dhe siç shprehen ambientalistët, lumi do të rrjedhë i lirë, “ari” i hidrocentraleve do të jetë pasuri për brezat e ardhshëm. Në këtë dokumentar ndiqni një kronologji të rrjedhës së fatit të Lumit të fundit të egër të paprekur të Evropës. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë