SPECIALE/ Report Tv pranë familjeve që 2020-ën nuk e pritën si gjithë shqiptarët (VIDEO)

Viti i ri 2020 është festuar nga shqiptarët si në çdo anë të botës, pranë tavolina familjare apo shesheve të qyteteve, por këtë herë me një veçanti. Rreth 10 mijë shqiptarë të cilëve tërmeti u ka dëmtuar banesat nuk e pritën Vitin e Ri në shtëpitë e tyre por nëpër çadra apo ndërtesa të tjera ku janë strehuar përkohësisht. Report tv veç atmosferës festive ka përcjellë edhe këtë anë të festimeve duke qenë në një nga këto vende që është bërë strehë për këta njerëz. Gazetari Andi Kapxhiu ishte pranë banorëve në palestrën e shkollës numër 4 në Krujë duke përcjellë historitë e tyre njerëzore, ndërsa Report Tv në mënyrë simbolike i shtroi në tryezë dy torta për të sjellë sadopak tek ta atmosferën festive që po ndjen Shqipëria.

Gazetari Andi Kapxhiu nuk është përqendruar vetëm tek panorama e vakët e festimeve në këtë ambient, por ka hyrë më thellë në ndjenjat e tyre duke i pyetur se si e kujtojnë tërmetin e 26 nëntorit.

Shkëlqimi nga Kruja me katër anëtar në familje ende e ka të freskët atë kujtim të hidhur, teksa shprehet se sa herë shikon shtëpinë vetëm qan. Ndërsa bashkëshortja e tij që ndodhej vetëm me fëmijët në shtëpi shprehet se kurrë nuk e kishte menduar këtë tragjedi.

"Isha turn i tretë pasi punoj roje. Mbas pune shkova në shtëpi dhe fillova me qa me fëmijët e me gruan, se e pashë shtëpinë e shkatërruar. Shtëpia është shpallur e pabanueshme, nusja me fëmijët kanë qenë në shtëpi. Kur e pashë banesën fillova të qaj si fëmijë, çfarë të bëjmë, ku të shkojmë, ku të mbytemi", kujton ai momentet e tmerrshme të lëkundjes së fuqishme në orën 03:54 të 26 nëntorit.

1577829949_familja1.jpg

"Ne na kanë thënë që do të dalim me datë 5 janar, por nuk e dimë se ku do të shkojmë. Në atë shtëpi nuk mund të jetojmë, ta dimë edhe se do të jetojmë në plastmasë. Shtëpi me qira në Krujë nuk ka asnjë, se janë çarë të gjitha. Punën e kemi këtu, shkollën e kanë këtu fëmijët, nuk mund të largohemi nga vendi ynë", thotë bashkëshortja.

Situata bëhet më e dhimbshme, kur Fajtona vajza e tyre e përlotur dhe me gjysmë fjalë pohon se nuk ka dëshirë të festojë pasi dëshirat dhe ëndrrat e saj tashmë janë përqendruar tek ndërtimi i një shtëpie të re.

"Nuk është e njëjta atmosferë, unë mund të isha duke luajtur në lagjen time me shokët, por kur e shoh veten në këtë gjendje, pa shtëpi, është e vështirë. Të gjithë e kishin shtëpinë e bukur, kur shikoja timen, nuk e përjetoja mirë. Më duhet shtëpia ime, dua të rregullohet. Pa shtëpi nuk kam jetë. Aty dua të bëj detyrat, të mësoj, të lexoj. Kemi kaluar momente të qeshura me grupe qe vijnë këtu, por prapë si shtëpia nuk ka. Nuk është e njëjta atmosferë. Ta kalosh me njerëz që i njeh edhe nuk i njeh, dua ta shijoj vitin e ri vetëm me familjen time në shtëpinë time", thotë ajo.

Më e moshuara në shkollën numër 4 në Krujë, është zonja Vera. Ajo tregon se të gjitha kursimet e jetës janë në atë shtëpi që tashmë e pabanuar. Ndërsa rrudhat e fytyrës tregojnë mw sw miri pwr mundimet e saj e cila ka edhe dy djem të sëmur.

1577830709_kruja2.jpg

"Kam dy fëmijët invalid, vetë sakat 10 vjet. Shtëpia është gati duke rënë, e kam pasur në kat të tretë. Të na ndihmoj shteti, të na japë dorë, të na japë durim", shprehet Vera.

Ashtu të përlotur dhe me trishtimin që iu dallohet në zë ata urojnë për një vit të mbarë, ndërsa shpresa dhe kërkesa e tyre është rindërtimi i banesave.

“I uroj që të tillë fatkeqësi të mos shohin më. Të jenë në shtëpitë e tyre, do të jetë një gëzim i madh për popullin e Durrësit, Tiranës, e Thumanës, sa më shpejtë më mirë do jetë për popullin. Qetësia nëpër palestra nuk është kurrë", shprehet një banor.

1577832458_kruje44.jpg

"Uroj të gjithë shqiptarët me shtëpi të re kujt i ka ndodhur kjo. Një vit i mbarë dhe më i mirë", thotë edhe Shkëlqimi.

"2020-ën uroj gjithë shqiptarët që janë pa banesa të hyjnë të gjithë në banesa të reja, e të gëzojnë kudo ku janë".

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja