SPECIALE/ Si universitetet japin diploma si ‘biletë avioni’, të rinjtë zgjedhin të punojnë jashtë! Kurset profesionale më shumë hapësira për t'u integruar në tregun e punës sesa Bachelor

Që në gjenezën e tij, shteti shqiptar ka pasur problematika dhe shqetësime për cilësinë e arsimit në vend, të cilat me kalimin e viteve edhe pse ka pasur progres vijojnë të jenë në rritje. Orientimi profesional në bazë të trendeve dhe jo aftësive ka sjellë koston e mungesës së profesionistëve, punësimin larg fushës së studimeve, emigrimin e trurit dhe mungesën e profesionistëve. Ne ju njohim me mundësitë e studimit, problematikat dhe alternativat që ofron vendi ynë për çdo të ri që do i drejtohet tregut të punës.

Sistemi arsimor ka kaluar në eksperimente të vitpasvitshme duke ndryshuar mënyrën e aplikimit në universitete dhe metodologjinë e provimeve duke shkaktuar shpesh pasiguri tek brezat për atë që i pret në jetën pasuniversitare. Stiven Shala është student në vitin e fundit të mjekësisë së përgjithshme dhe do të na njohë me dinamikat që ndeshin kolegët e tij.

“Shqipëria sot për sot ka numrin më të ulët të mjekëve në rajon me vetëm 1.2 mjekë për 1 mijë banorë, mund të themi se mjekësia e përgjithshme vazhdon të mbetet ajo me më interes së bashku me informatikën dhe inxhinieritë në Shqipëri. Por, mund të themi se sot Shqipëria po vuan nga një fenomen largimi?”, shprehet Stiven Shala.

Pas mbylljes së studimeve në universitetet tona, janë të shumtë të rinjtë që  zgjedhin të largohen për t’u punësuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm duke e hedhur barrën e përgjegjësisë tek strategjia kombëtare e arsimit të lartë.

“Në të gjitha vendet e botës ata realizojmë një strategji 5 vjeçare 10 vjeçare e cila e drejton vendin e tyre sipas interesave që ka vendi. Ajo që ka ndodhur në vendin tonë është që ne kemi një strategji të arsimit të lartë e cila duke e shfletuar kupton se sa dramatike është gjendja aktuale e arsimit tonë të lartë dhe ne e kemi kuptuar që ne kemi vendosur strategjinë tonë kombëtare në funksion të strategjive të vendeve të huaja”, shprehet Rigels Meçollari.

Universitetet do u japin këtyre studentëve diplomë e cila do u shërbejë enkas për tu larguar nga vendi dhe kjo ishte një mënyrë që universitetet zbuluan për të mbajtur këto universitete hapur.

Që një maturant të vazhdojë studimet universitare i kërkohet një mesatare mbi shtatë për studimin e gjuhëve të huaja, mbi 7.5 në programet që japin akses në master për mësuesi, ndërsa për programet 2 vjeçare, aplikantët nuk i nënshtrohen këtij kriteri. Duket se në shumë raste po deformohet tregu i punës duke penguar një maturant që do të jetë studente i historisë ose gjeografisë të punoi si guidë turistike vetëm dhe vetëm se institucionet kanë paramenduar se i diplomuari do të punojë në mësimdhënie, duke i ndërprerë mundësitë edhe për formim të përgjithshëm apo bizneset private. 

“Ajo që ka dëmtuar më së shumti numrin e studentëve në këto universitete është mesatarja. Politika e mesatares që shteti ka vendosur për të penguar ata të cilët do të duan të ndjekin universitetin sa I përket lëndëve të mësuesisë. Të cilët kanë një mesatare shunë të lartë që është mesatarja 8. Me vendim të Këshillit të Ministrave studentëve u pengohet të shkojnë në lëndët që kanë përfundimin si mësuesi e që në fillim të tyre. Pra iu pengohet që në bachelor të ndjekin gjeografinë apo historinë vetëm sepse ai paramendohet se mund të dalë një mësues. Ndërkohë që tregu ka shumë diversitet në përdorimin e këtyre degëve, fjala vjen një I ri I cili ka një biznes Guide apo turizmi në vend dhe do të ndjekë historinë ai duhet ta ketë patjetër mesataren 8 sepse shteti pretendon se ai do ta përdorë atë për mësuesi. Ndërkohë që kjo është një politikë që tashmë ka dhënë efektet regresiste. Nga një vend që pretendonte ti jepte vendit mësues më të mirë kanë përfunduar në një mungesë totale të të rinjëve që preferojnë të ndjekin këto degë.  në universitet e shkencave të natyrës kanë aplikuar vetëm 4 studentë në degën Fizikë dhe në këtë moment ne mund të kuptojmë që nga dëshira jonë për të marrë mësues më të mirë ne rrezikojmë ta lemë vendin pa mësues”, thotë Rigels Xhemollari.

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha bie dakord se një i diplomuar në universitetin ku ajo punon mund të punësohet në shumë fusha të tjera larg sistemit arsimor.

“Nga njëra anë mund të jetë një ndjenjë që u vjen nga një lloj formimi intelektual i familjes, por nga ana tjetër edhe një lloj qasje utilitare duke parë realisht që mund të bëjë 5 vite në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pra një 3-vjeçar por edhe mund të bësh edhe vetëm një 3-vjeçar dhe të vazhdosh të punosh, por edhe 5 vite dhe pastaj të mund të integrohen shumë mirë, të jenë një, të kenë aftësi të tilla që të mund të kryejë profesione të ndryshme, pra të mund të punojë në media, mund të punojë në një agjenci turistike, mund të punojë në një agjenci përkthimi, dhe jo të krijon një larmi pra, edhe të jetës profesionale. Të rinjtë sot mund të testojnë edhe veten e tyre edhe duke ndryshuar diçka në atë vijimësinë e profesionit të tyre”, shprehet Esmeralda Kromidha.

Por, studentët janë ata që e shohin edhe me më shumë ftohtësi këtë fenomen që u ka hapur mjaft pengesë bashkëmoshatarëve të tyre.

“Do të isha shumë kontradktore, të them të drejtën, sepse nga njëra anë është pjesa e mesatares që është për t’u futur në universitet, për t’u regjistruar në fakultetin përkatës dhe disa studentë p.sh., rritjen e mesatares e shohin si një gjë negative sepse jo detyrimisht mund ta arrijnë atë mesatare dhe e shohin si një pengesë dhe në njëfarë mënyre pabarazi për të mos u lejuar atyre që ata të nisin studimet që ata duan, por nga ana tjetër kemi edhe studentë të tjerë që kërkojnë rritje të mesatares që kërkohet për t’u futur në një fakultet të caktuar, në mënyrë që të rritet edhe cilësia e studentëve, jo vetëm e mësimdhënies por edhe e mësimnxënies, le të themi. Kështu që kjo është, në njëfarë mënyre, një problem për të dyja palët e studentëve.

Përsa i përket pjesës së mesatares që është vendosur për t’u bërë pjesë e fakulteteve që përgjithësisht nxjerrin të rinj që janë të gatshëm dhe të aftë për t’u punësuar në pjesën e mësimdhënies, mendoj se kufiri i mesatares duhet vendosur në master, në momentin që ti zgjedh saktësisht profilin për mësimdhënie dhe jo që në bachelor, në momentin që ti do që të futesh në fakultet, pasi në master ti mund të zgjedhësh një profil tjetër i cili jo detyrimisht kërkon po atë lloj mesatare që kërkon edhe mesatarja që duhet për t’u bërë mësues. Kështu që mendoj se duhet ndryshuar sistemi i mesatares ose të përcaktohet më mirë nga bachelor-i në master”, thotë studentja Stelina Ndreu.

Statistikat tregojnë se në 3 vjet 262 mjekë i kanë ikur vendit tonë. Punësimi i stafit mjekësor nga institucionet Gjermane është bërë trend gjatë viteve të fundit ndërsa jo pak herë kemi parë të rinj të zgjedhin degët e mjekësisë vetëm me këtë synim.

“Në vitin 2019 166 mjekë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë,  ë 2020 132 mjekë 2021 64 mjekë. Në këto 3 vite janë gjithsej 262 mjekë që kërkojnë certifilstën e sjelljes së mirë nga urdhri I mjekut. Një dokument ky që pastaj nevojitet për tu bërë pjesë I sistemit shëndetësor në një vend tjetër”, vijon Stiven Shala.

Nga një anketim me studentët e Universitetit të Mjekësisë rezulton se 8,5% e tyre janë të kënaqur cilësinë e studimeve dhe 4% e tyre dëshirojnë që të vazhdojnë specializimin në vendin tonë.  

(Kemi realizuar një anketë me studentët e Universitetit të Mjekësisë. I kemi pyetur se si ndihen për cilësinë e mësimdhënies cilësinë e praktikave dhe nëse e shohin të ardhmen e tyre në vendin e vet si mjekë. Vetëm 8.5% e këtyre studentëve janë të kënaqur me cilësinë e studimeve dhe se si vetëm 4% e gjithë studentëve të pyetur dëshirojnë ta vazhdojnë specializimin në Shqipëri.)

Pra është kambanë alarmi. Gjë që përkthehet në numrin shumë të ulët të studentëve, të mjekëve të rinj të cilët e vazhdojnë specializimin . Nëse i pyesim për të ardhmen e tyre si mjekë në Shqipëri, 50% shprehen se nuk e kanë vendosur akoma, 30% nuk e shohin të ardhmen këtu dhe 20% e shohin të ardhmen në Shqipëri. 74% e të gjithë studentëve të anketuar do të zgjidhnin të vazhdonin karrierën e tyre në një vend tjetër për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe profesional ndërkohë 56% e këtyre studentëve do të zgjidhnin të largoheshin thjeshtë për kushte më të mira pune për tu vlerësuar më mirë.

“Edhe e synoj që të largohem sepse mundësitë nuk është se janë të shumta për të punuar. Për një jetesë më të mirë mbase ka kushte më shumë për të punuar dhe për të arritur ëndrrat e mia”, shprehet Dea Alla.

Universitetet po i shtojnë gjithnjë e më shumë marrëveshje e bashkëpunimit me institucionet publike e private por sa efikase janë ato na tregon dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha.

“Nga ajo që kemi vërejtur, është se studentët tanë, rreth 85% e studentëve tanë janë punësuar. Janë punësuar shumica, rreth 67% janë punësuar në biznesin privat, 18% është punësuar në shtet dhe pjesa tjetër pastaj kanë krijuar biznesin e tyre. I njëjti pyetësor është bërë edhe për bizneset, për institucionet e ndryshme, ku janë pyetur se a ka studentë të punësuar në qendrat e tyre të punës dhe shihet një kërkesë e madhe e tregut të punës, e agjencive të ndryshme, e përkthimit, e studiove të ndryshme ligjore, e agjencive turistike, të institucioneve, ku ka pozicione të tilla të marrëdhënieve me jashtë, të komunikimit, të burimeve njerëzore, ku janë punësuar shumë studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ajo që është diçka e mirë, është se këto institucione apo agjenci të ndryshme private apo shtetërore në fushën e turizmit, kërkojnë gjithnjë e më shumë studentë që të kenë mbaruar studime në gjuhë të huaja, apo edhe institucione të tjera që kanë të bëjnë me përkthimin, me interpretimin apo institucione që lidhen me komunikimin, mediat, ku edhe aty kemi shumë studentë të punësuar

Ajo që do të thosha, është se sot tregu i punës është një treg i lirë, ku besoj se kompetencat, aftësia e studentit është ajo që është primare dhe në raport me diplomat që ne japim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega kryesore është ajo e mësuesisë, ku studentët tanë i shohim të punësuar në shtet, por një pjesë e tyre e konsiderueshme, janë të punësuar edhe në shkollat private apo në qendra të ndryshme private të gjuhëve të huaja. Në aspektin e punësimit përsëri të studentëve, ajo që kemi ndërmarrë është që kemi dhënë një lloj, kemi bërë një lloj bashkëpunimi shumë të ngushtë me institucionet, me bizneset, me ndërmarrjet private e publike, në mënyrë që të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi, të cilat parashikojnë një bashkëpunim në kryerjen e stazheve të studentëve tanë, të cilët e kanë të detyrueshëm. Studentët e mësuesisë e kryejnë stazhin në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, private dhe të shtetit, kurse studentët e masterit të përkthimit, të komunikimit, të interpretimit e kryejnë stazhin e tyre në institucione të ndryshme, pra në media, në agjenci të ndryshme përkthimi, turizmi, institucione të ministrive të ndryshme, në Bashkinë e Tiranës kemi 10 studentë aktualisht që janë duke kryer stazhin e tyre në njësitë bashkiake të qytetit të Tiranës”, thotë Esmeralda Kromidha.

123mijë e 880 studentë janë regjistruar në Universitete në vitin akademik 2021 – 2022 duke shënuar një rritje prej 0,1 % krahasuar me 2020-21.

Ndër këta studentë në universitetet publike janë 76,3 % të numrit total të tyre. Ndërsa në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2021-22, 59,3 % janë femra. Krahasuar me vitin 2020 – 2021 këtë vit akademik në programet bachelor ka një ulje të regjistrimeve me 2,1%

Një e katërta e studentëve janë regjistruar në programet  “Biznes, administrim dhe ligj” ndërsa 2,2% e studentëve, numri më i ulët është në fushat  “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari”.  Nga ana tjetër, fushat “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” dhe “Shëndet dhe mirëqenie” paraqesin rritje të numrit të studentëve me përkatësisht 9,8 % dhe 4,4 %.

Por të mospaturit një diplomë universitare nuk do të thotë se nuk mund të kesh një orientim të mirë profesional.

“Sipas INSTAT mundësitë për t’ u punësuar brenda vendit janë më shumë për ata që janë pa arsim të lartë në krahasim me ata që janë me arsim të mesëm. Nëse ke një diplomë ë kë më të vështirë të integrohesh në tregun e punës të vendit sesa një I ri që nuk ka diplomë. Kjo vjen për shkak të moskoordinimit apo mos linkimit tët ë gjithë degëve të cilat janë operative me tregun e punës. Në të gjitha rastet ku kemi pasur fokus grupe dhe tryeza bisedimi edhe me figura drejtuese  ku në fakt është pranuar se disa gjimnaze të cilat janë profesionale ja dalin më mirë në treg se  sa disa universitete që ofrojnë degë profesionalë vetëm sepse nuk kanë një përvojë të lidhjes së degëve të drejtimit të tyre me biznesin apo një raport të drejtpërdrejtë të kërkesave të biznesit me tregun e punës dhe kjo ka qenë një nga shqetësimet kryesore në vend ku një i ri e gjen veten përballë një situate tregu ku në fakt ato vitet të cilat ai ka studiuar nuk vlejnë për asgjë për sa I përket integrimit të tij në tregun e punës”, tha Rigels Meçollari.

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik mundëson kurse të shumta për të gjithë ata që preferojnë t’i drejtohen profesioneve që nuk kërkojnë një diplomë universitare duke iu dhënë më shumë mundësi punëkërkuesve të papunë si edhe komuniteteve të margjinalizuara. Në këtë drejtori Arjan XXXX është trajner i kurseve të drejtimeve të kujdestarisë sociale dhe personave me aftësi të kufizuara.

“Kam prej 8 vitesh në këtë qenër. Kujdestaria sociale dhe kujdestari të personave me aftësi të kufizuara. Fokusi i këtyre kurse është punësimi në tregun vendas dhe atë të huaj. Ka një punësim të madh edhje në vend por edhe në tregun e huaj,. Ka fokus aspektin psikosocial”, shprehet Arjani.

Kursantët kanë prirje të ndryshme, vijnë edhe për shkak të rrethanave familjare sepse kanë nevojë për individë me probleme shëndetësore dhe duan t’i ndihmojnë. Ka edhe oferta nga tregu ndërkombëtar për këtë lloj kursi.

Çfarë keni studiuar?

Kam studiuar tek fakulteti i shkencave sociale, punë sociale dhe master politika sociale.

Jeni pjesë e komunitetit egjiptian? Si e shikoni prirjen e këtij komuniteti?

Qasja e tyre nuk është shumë e madhe, paasi ka disa procedura elektronike siç është ealbania, pjesa më e madhe janë të prirur drejt formimeve të ndryshme, deri diku edhe parukeria ata që kanë njlë arsuikm të ngjashëm, ka qasje edhe nga komuniteti egjiptian edhe nga komuniteti rom. Sa i përket formimit në këtë qendër nuk ka asnjë lloj diskriminimi, në trregun e punës klërkon pak më shumë monitorim por deri tani nuk kemi konstatuar ndonjë shkelje.

Por nëse keni një arsim bazë, ju do të keni prioritet në këtë drejtori për të marrë një trajnim disa mujor i cili do të ju orientoi drejt tregut të punës. Drejtuesja e Drejtorisë së Formimit Profesional do ju tregoi më shumë mbi mundësitë që mund të gjeni aty.

"Qendra e formimit profesional është e hapur për të gjitha targetgrupet, prioriteti janë punëkërkuesit  e papunë.   Ka kurse  aktive, 18 kurrikula të unifikuara, 360 orë mësimore me përfshirje të pjesës teorike dhe praktike,. Pasi mbarojnë edhe praktikën në biznes certifikohen.  Një pjesë e madhe e kursant[ëve që marrin formim nga qendra jonë janë punësuar pranë bizneseve me të cilët janë partnerë tanë”, thotë Ollga Gjoka.

Kriteret?

Nga kriteri moshë dhe shkollë. Me arsim 8 vjeçar, kemi kurrikula të validuara duke përjashtuar kriterin moshë. Kanë prioritet studentët me arsim 8 vjeçar. Me arsim bazë. Janë kurse të larmishme që nuk janë përjashtuese por përfaqësuese për ata që kanë arsim bazë.

Më shumë kërkesë?

Hidraulikë, elektrikë, nga nxënësit e shkollave grafikë dizajnë, ëe disene, dhe IT.

Kemi kurse të aspektit social, shoqëror dhe teknik.

Kujdestar për fëmijë, për njerëz në nevojë, udhërrëfyes turistik, hidraulik, kuzhinë, hekurpunes saldim etj por kemi edhe një interes të shtuar të grupmoshave të reja që na kanë diktuar që prioritet të jenë kurset e grafik dizajnit, it....

Por ka edhe fusha të tjera në të cilat mund të mësoni thjeshtë duke punuar. Fusha e turizmit në Shqipëri është ende në zhvillim, ndërsa çdo sezon turistik numri i vizitorëve është në rritje e po ashtu edhe kërkesa e bizneseve për profesionistë të shërbimit dhe mirëmbajtjes. Ky sektor është trajtuar si një hapësirë profesionale e përkohshme i bërë kryesisht nga studentët, por ne ju tregojmë se ka edhe raste suksesi ku një karrierë e denjë mund të realizohet edhe në turizëm.

Një person që shërben në një hotel të mirë është si ai artisti që performon në skenë, të gjithë e shohin dhe performanca e tij duhet të jetë tepër ë arrirë. Ata që punojnë në hoteleri kanë një avantazh, I shërbejnë njerëzve dhe kanë në dorë kënaqësinë e tyre.

“Nuk duhet menduar që në fillim për pagën apo për të ardhurat ekstra, gjithmonë duhët menduar që të bëhemi të aftë për diçka. Të rinjtë të profesionalizohen, të kenë ambicie për punën dhe dashurinë. Gjithçka është e mundur. Është një profesion që mund të bësh karrierë, mund të bësh edhe karrierë të shpejtë, ajo përkthehet edhe në të ardhura, ka goxha benefite edhe të paimagjinueshme.

Duhet që çdo njeri, pavarësisht përgatitjes akademike, njohuritë që merr nëpërmjet shkollës duhet ti vërë në zbatim në praktikë. Duhet ta filloi nga pozicioni më I ulët, ndihmës kamerier, vetëm atëherë mund të bëjnë një karrierë të shpejtë atje duken ata që janë talente, sepse edhe në këtë fushë është pak me të dhënë, duhet të kesh një prirje të caktuar që të zhvillohesh”, thotë Eduard Ibrahimi.

Më ka ndihmuar eksperienca, kurset e vazhdueshme dhe sidomos njohja e gjuhëve të huaja të hap një horizont drejt njohjes së një kuzhine të huaj, drejt një mentaliteti të huaj, drejt një sjellje të huaj. Komunikoj në mënyrë të drejtpërdrejtë në 3 gjuhë të huaja dhe një tjetër në nivel më të ulët. Ë rezervoj për përshëndetje dhe mirësjellje.

Bakshish më i madh 100 euro. 

Pagat?

Varet nga standardi, në një restorant të thejjstë, 35mijë, në një hotel 40 45 mijë lekë. Kamerieri. Nji kamerier I thjehstë, të ardhurat mund ti ketë 35 40 mijë lekë në muaj , pothuajse e qet (nxjerr) dhe një pagë tjetër. Varet nga niveli I restorante dhe klientelës.

Në hotelin ku unë punoj rekruton kryesisht nga shkollat profesionale, ndihmë që u japim atyre dhe ndihmë për ne vetë. Ai që ka durim, dëshirë vullnet për të mësuar vazhdon karrierën e tij.

Ua rekomandoj ta ndjekin por duhet duhet kenë vullnet dhe dëshirë për ta ndjekur ne kemi për detyrë ti mësojmë si punohet si komunikohet me njerëzit. Nuk mund rë thuhet se ka klientë tekanjozë. Ne përpiqemi ta ndihmojmë atë dhe ti plotësojmë një dëshirë.

Por vendimi për të ardhmen e një të riu shpesh bëhet pjesë edhe e familjes së tyre. Jo në pak raste prindërit kanë dëshira të caktuara për orientimin e të vegjëlve të tyre. Ndryshe e mendon Mirela. Ajo është nëna e një maturanteje, dhe duket se e ka lënë vajzën e saj të vetme krejtësisht të lirë mbi vendimet e së ardhmes.

“Megi është vajza ime, është gjithçka për mua. Jam shumë krenare për vajzën që kam,. Nuk më ka stresuar për asgjë, ka qenë fëmijë shumë i bindur. Megi është në shkollë ekonomike, 9-vjeçaren e ka mbaruar me bursë ekselence, edhe tani, e njëjta gjë edhe në shkollë të mesme”, shprehet Mirela Kanxheri.

Cila është ëndrra jote për Megin?

Ka qenë gjithmonë të studiojë, të jetë dikushi në jetë, të jetë e arrirë. Ka ecur shumë mirë deri tani, ka aplikuar edhe për studime jashtë shtetit. Mjafton Megi të jetë mirë, ti plotësohen dëshirat.

Që e vogël ka pas qejf të ishte në punë zyre, mbushte çantat me libra m,e fletore, i thonte babai im mëso me gjyshin që të punosh në zyrë, të jesh llogaritare,. Tani thotë që firmën e ka mund të gjyshit,. Çfarë kishte lidhje me punë shteti e kënaqte.

Gjithmonë ka pasur prirjen e matematikës, ka pasur shumë prirje edhe tek piktura, më thonte që donte të bëhej arkitekte, kur i hyri degës së ekonomikut, kontabilitetit e ka me shumë pasion degën e kontabilitetit.

Megi Ferati është një vajzë e vogël me synime të mëdha. Shkolla për të nuk ka qenë asnjëherë sfidë ndërsa mesataren në Gjimnazin Ekonomik e ka 9.9, ku vitin e fundit, lënda e matematikës e ka privuar nga dhjeta absolute për shkak të mungesave si pasojë e infektimit me COVID-19. Megjithatë ajo duket si i ka të qarta synimet e saj.

Megi çfarë po lexon?

Po lexoj si të bëhesh president

Do të bëhesh presidnete?

Pse jo.

Por jam presidente e shkollës time.

Nuk kam synim të studioj në Shqipëri, kam aplikuar për të ikur në Amerikë, dua të vazhdoj në degën e kontabilitetit. E kam pasion.

Mesatraja?

9.9, matematika më ka prishur mesataren, më dhemb shumë,. Me sa kam parë programet e studimit janë më të lehta jashtë dhe do të shkoj më e përgatitur.

Pse do të ikësh në Amerikë?

Në Shqipëri pagat janë të ulëta, studenti nuk  vlerëoshet

Nëse do të vazhdoja këuë, nuk do të zgjidhja një universitet publik, por një universitet privat, në shtet ka kërkesë llogarie të tepërt që është e tepërt për individë të ndryshëm.

Ke menduar të angazhohesh në politikë?

Jo, asnjëherë, asnjëri nuk sjell dobi për popullin sepse kërkojnë votën por nuk bëjnë asgjë për popullin.

Megi ikën, shkon tek liqeni, efekte Megi duke ecur, mixim planesh ndërsa mendon për studimet. Mbulim plane universitetesh

Universitete janë tepër të mira por nuk janë të sofistikuara me metodikat e mësimdhënies.  Kam parë universitete të ndryshme të botës, dhe duke parë ndryshimet në universitete të ndryshme vendosa të vazhdoj në Amerikë. Pashë që metodikat dhe mësimnxënia janë tepër të mira. Edhe të largohesh nga Shqipëria nuk e di nëse është zgjidhja e duhur sepse edhe këtu ka nevojë për produktivitet por vetë e shikoj veten jashtë.

Me sa vë re, pjesa më e madhe janë të fokusuar tek argëtimi dhe jo tek mësimnxënia, nuk i mendojnë gjërat me largpamësi, por mendojnë për argëtimin e momentit. Nuk është gjë e keqe por nuk të sjell produktivitet në jetë

Ku e shikon veten pas 10 vitesh?

Një megi e suksesshme, e arrirë, një buissnesswoman

Mësoni në shkollë, është investim për të ardhmen. 

Jo të gjithë do të zbulojnë para përfundimit të studimeve parauniversitare se çfarë duan dhe munden të bëjnë në jetë. Ajo që është e rëndësishme është që të fokusohemi tek njohja e vetvetes, zbulimi i dëshirave dhe dhuntive tona, gjetja e vetvetes edhe nëse është vonë... të mbështesim njëri tjetrin për të gjetur rrugëtimin e tij pasi ajo që bëjmë nuk është vetëm në dobinë e secilit në jetën personale por e mbarë komunitetit për aq kohë sa jemi pjesë e tij. 

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 20/04/2022 22:05

    Evlad na duhet dashnia rrespekti mes veti sikur ma parë,qdo shkallë e Sojit e paska nji tmir qka se ka tjetra,për momentin jemi te cilikoni,industria e përpunon për dobi të njerëzve,ja vlen së bashku tja bajm hyzmetin te rritum Sojin,vazhdojm ma tejë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale