Urdhri i Mjekut, PS e PD debate te ‘Shëndetësia’! Opozita: Ndryshimet propagandë, nuk zgjidhin problemet! Koçiu: Nga shkurti 12 mjekë firmosën kontratë të dyfishtë

 “Ne nuk jemi pyetur”- Këtë pretendim të djeshëm në Komisionin e Shëndetësisë të Kreut të Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj që nuk janë konsultuar për ndryshimet ligjore, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e hodhi poshtë 24 orë më vonë.

“Ky ligj është bërë edhe objekt kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese e cila nuk ka gjetur shkelje në këtë drejtim. Në rastin e urdhrit të mjekëve, ligji i ka njohur më tepër kompetenca duke e përfshirë këtë të fundit edhe në procesin e hartimit të aktit”.- tha Koçiu.

‘Akt normativ antiligjor, veprim absurd që kur është krijuar Kuvendi.’- u shpreh Shehu.

Për opozitën ndryshimi i ligjit në Urdhrin e Mjekut nuk zgjidh asgjë, por thjesht propagandë që erdhi pas skandalit të Onkologjikut.

‘A e zgjidh kjo iniciativë mungesën e barnave në Onkologjik, se pas asaj dolët edhe i neveritët këto mjek. Nuk neveritët ata që kanë ndaluar procedurat. Neveritët mjekët edhe thatë do bëjmë ndryshime, a morët masa. A mungon irinodekani sot që dlasim, carbolaptina, jodi radioaktiv, Kjo është vetëm për të mbuluar problemet reale të gjithë problematikën që kanë Onkologjiku dhe gjithë sistemi dhe për të bërë përgjegjës mjekët.’- tha Vokshi.

 “Pra këtu kërkohet të maskohet një ligj i përhershëm me një aktnormativ. Do e përkeqësoj situatën në publik, ose do shtoj edhe korrupsionin me pagesa nëndorë. Do shtohet indeksi i korrupsionit. Kërkoni të përdorni si shkop Urdhrin e Mjekut”.- tha Shehu.

‘Akti Normativ për Urdhrin e Mjekut është tekë e Ramës. Kryeministri po kërkon të dënojë mjekët me këto ndërhyrje e ndryshime.’- tha Zheni Gjergji.

Për ministren Koçiu në 18 vite nga 632 ankesa të qytetarëve për shkelje etike apo shërbim jo të rregullt nga ana e mjekëve, Urdhri ka proceduar vetëm 110, nga të cilat ka marrë vetëm 60 masa.

 “Ka pasur një mestarë shumë të ulët, dhe akoma më e ulët ka qenë dhënia e masave disiplinore. Kjo tregon që ky rregullim nuk ka qenë efektiv dhe nuk ka ndihmuar në rritjen e përgjegjësisë në profesionin mjekësor.  Padyshim që nuk është qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale të rrisë numrin e ndëshkimeve, por që të qartësojë një proces ku nuk mund të mbyllen sytë ndaj shkeljeve, e sidomos ndaj rasteve kur për shkak të gabimeve mjekësore kemi pasur dëme në jetën e pacienteve”- tha Koçiu.

Ndryshimet ligjore, ministrja i lidhi edhe me autonominë spitalore, e cila sipas saj do ta përmirësojë shërbimin shëndetësor edhe më tej, duke marrë edhe shembullimin e spitalit memorial të Fierit.

“Në 7-mujori e parë të vitit 2024 në Spitalin Memorial të Fierit, aplikimi i autonomisë spitalore ka sjellë 32% rritje të aktivitetit spitalor, 28% rritje e vizitave ambulatorike jashtë sistemit të referimit, 21% rritje e numrit të shtrimeve, 38% rritje e numrit të urgjencave mjekësore, 80% shfrytëzimit të shtratit, 4 procedura të reja diagnostikuese, 25% rritje e të ardhurave dytësore, 400 konsulta nga praktika e dyfishtë; 12 mjekë përfitues të shpërblimit financiar nga ushtrimi i praktikës së dyfishtë si dhe 11 marrëveshje të reja me palët e treta”.’- tha Koçiu.

Pas dy orësh debatesh në Komisionin  e Shëndetësisë ndryshimet në Urdhrin e Mjekut u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, duke i hapur rrugën votimit në Kuvend.

 

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori