Kontrolle blic janë zhvilluar nga forcat policore në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve.
Report Tv mëson se mëngjesin e sotëm nga forcat policore janë zhvilluar kontrolle blic në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve
Kontrollet janë duke u zhvilluar nga forcat speciale të policisë, pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga gjykata. Operacioni po ndodh në këto momente në 3 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët, në 5 banesa që disponohen prej tyre.
Në foto janë forcat speciale duke kryer kontrolle në banesën e gjyqtarit Damini në Tiranë, por mësohet se ai ka edhe apartament në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga kontrolli bërë nga FNSH-ja në banesën e Skënder Daminit në qytetin e Vlorës, në shtëpi nuk ka pasur njeri, pasi gjyqtari e përdor atë si shtëpi pushimi.Në njërën prej banesave, nga kontrolli i kryer janë gjetur 17 mijë euro.
Petrit Aliaj gjithashtu ka dy shtëpi, një në Sarandë në lagjen numër dy, dhe një në Tiranë. Aleks Nikolli ka një banesë në Lezhë, ndaj kontrollet janë duke u zhvilluar në 4 qytete.
Lajmi kryesor:
Në hetim gjyqtarët që shpëtuan Dajtin! Mijëra euro e armatime në banesën e Daminit/ VIDEO
Ora 08:49
Forcat speciale dhe FNSH kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve që liruan Dajtin (FOTO)
Forcat speciale ne banesen e gjyqtarit Skënder Damini në Vlorë
1 / 11
Forcat speciale ne banesen e gjyqtarit Skënder Damini në Vlorë
2 / 11
Forcat speciale ne banesen e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial
3 / 11
Forcat speciale ne banesen e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial
4 / 11
Pamje nga kontrolli i policisë në banesën e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë
5 / 11
Pamje nga kontrolli i policisë në Vlorë
6 / 11
Pamje nga kontrolli i policisë në Vlorë
7 / 11
Forcat speciale ne banesen e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial
8 / 11
Kontrollet e policisë në Lezhë
9 / 11
Kontrollet e policisë në Lezhë
10 / 11
Shtëpia e gjyqtarit Petrit Aliaj në Sarandë
11 / 11
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore; 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?
-
Po
39.7%
-
Jo
56.4%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 78
Lajme të tjera
-
Vetëm 3 muaj nga zgjedhjet, 53% e shqiptarëve fajësojnë Lulzim Bashën për jo unitetin e opozitës
27 Janar, 22:49
-
Ndryshimet e fundit në Qeveri, 49% e shqiptarëve i konsiderojnë të nevojshme dhe 34% indiferentë
27 Janar, 22:47
-
Mësim në kohë COVIDI/ FGJH s'ka vendosur nëse provimet do të bëhen online: Sa i përket kopjimit, teknikisht duhet punë nga ana e pedagogut
Diamila Leka
27 Janar, 22:40
-
Shqiptarët dakord me opozitën për darkën e 'Nusretit', të ndarë për përmbytjet! 55% e shfajësojnë Qeverinë për vrasjen e Klodjan Rashës! Rezultatet e tjera
27 Janar, 22:21
-
Të infektuar në shkolla dhe institucione, shpërndarja e rasteve të reja me COVID në Berat
27 Janar, 22:18
-
Ç'po ndodh me krizën ekonomike të sjellë nga COVID? 43% vlerësojnë menaxhimin e deritanishëm, 39% negativisht
27 Janar, 22:11