Stadiumi "Arena Elbasani" ka hyrë në fazën përfundimtare të punimeve, ndërsa paralelisht me të po shihet mundësia  për ndërtimin e pistën së atletikës. Më nga afër stadiumin e kanë vizituar edhe specialistë të kompanisë italiane "Mondo", që është e specializuar në ndërtimin e pistave të atletikës.Përfaqësuesi i kompanisë "Mondo", Roberto Frank, u shpreh se "po shihet mundësia e bashkëpunimit me FSHF-ne me qëllim që edhe pista dhe fusha e futbollit të ndërtohen sipas parametrave bashkekohore". 

Nderkohe, kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, tha se "janë të gjitha kushtet për ndërtimin e pistës, ndërsa punimet nuk do të nisin deri para datës 11 tetor, kur do të zhvillohet ndeshja e parë e futbollit në stadiumin e ri nga ekipi ynë përfaqësues".Punimet për përfundimin e stadiumit po ecin me ritme të mira, për të përfunduar brenda afateve, pasi me datën 11 tetor do të luhet edhe ndeshja e parë Shqipëri - Danimarkë per eleminatoret e Euro 2016. /ATSH/