/ATSH-Z.Tosku/-Zhvillohet sot testimi i kandidatëve për specializantë të mjekësisë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Ky provim për herë të parë organizohet pranë AKP-së për specializante.

Testimi nis në oren 9:00 ku do të zvillohet i ndarë për shkak të numrit të madh të aplikantëve. Ndërkaq, kandidatët kanë një javë kohë për të marë pjesë në provime, pra provimet do të zhvillohen nga dita e some deri në 30 dhjetor.

Agjencia kombetare e provimeve ka bërë me dije se kanddidatët duhet të jenë të pranishëm 30 min para fillimit të procesit.

"Për të të gjithë kandidatët aplikantë për në provim duhet të ndjekin disa rregulla pasi në të kundërt do të skulifikohen menjëherë. Gjithashtu ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularit dhe mjetëve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlersohet si krier skulifikimi".

Sipas regullores, 10 % e zë intervista ndërsa 70 % e zë testimi i sotëm. Numri i kandidatëve që kanë mbaruar Fakultetin e Mjekësisë shkon në 734 dhe priten t'i nënshtrohen këtij provimi. Me pare kandidatet i jane nenshtruar provimit me goje ne 19 dhjetor.