Specializimet, mjekët
e rinj, 8 muaj pa rroga

Specializimet, mjekët<br />e rinj, 8 muaj pa rroga
TIRANE-Plot 130 mjekë të ardhshëm nuk kanë marrë rrogat e 8 muajve. Bëhet fjalë për specializantët e rinj të mjekësisë, të cilët duhet të kishin filluar pagesat që me datë 1 prill 2011. Ata kanë shkuar edhe dje pranë ministrisë së Shëndetësisë,për të kërkuar pagën që u takon, por ata i kanë dërguar sërish te drejtoria e QSUT-së. "Në ministri na thanë se e kishin dërguar shkresën me përcaktimin e datës së pagesave dhe kjo datë ishte në muajin korrik kur ishin firmosur kontratat tona me minstrinë. Por kjo është fare e padrejtë se në kontrata shkruhet shprehimisht se pagesa fillon që nga data e fillimit të specializimit, sipas VKM përkatëse", - na thotë një përfaqësi e këtyre specializantëve. Por kjo është vetëm njëra anë, pasi drejtoria e QSUT-së, u ka thënë se fundi i vitit është i vështirë nga ana financiare,
ndaj ata mund t'i marrin rrogat në muajin janar. "Fondet tona janë çelur me kohë, por ministria dhe QSUT ia hedhin topin njëra tjetrës. Ne kërkojmë që të na paguhet puna që ne kemi bërë, sipas të gjitha ligjeve", - na thonë specializantët, të cilët për më tepër, shpjegojnë se ata janë përgjithësishttë moshës 25-30 vjec, kanë nisur
punën e mjekut, por kanë ngelur pa asnjë të ardhur financiare.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS