Specializimet në mjekësi, Manastirliu: Plotësojmë nevojat me mjekë specialistë në të gjithë vendin

Specializimet në mjekësi, Manastirliu: Plotësojmë nevojat me mjekë specialistë në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ecurinë e fazës finale të konkursit të specializimeve në Mjekësi, ku në mënyrë transparente u bë përzgjedhja e degëve sipas klasifikimit të pikëve për çdo kandidat.

"Me rikthimin e specializimeve në Mjekësi, për të katërtin vit radhazi janë gjithsej 800 kuota specializimesh, me të cilat plotësojmë nevojat me mjekë specialistë në të gjithë vendin. Këtë vit janë 247 kuota, nga të cilat 125 janë të dedikuara për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pra mjekë specialistë që do të shërbejnë aty ku janë nevojat me përfundimin e specializimit në specializtete si Urgjenca, Kardiologjia, Obsetrikë-Gjinekologjia, etj, sipas kontratës me Ministrinë."

Sipas Ministres Manastirliu, kjo i shërben realizimit të objektivit për ofrimin e shërbimit me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.

Ne kemi një plan masash për të plotësuar nevojat e shërbimit. Që nga viti 2019 do të kemi 300 specialistët e parë që padyshim do të plotësojnë boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër. Ndërkohë po vijojmë me dy programet tona, atë të patronazhit dhe bonusit, me qëllim ofrimin e shërbimit të specializuar në spitalet rajonale, pranë vendbanimit të qytetarëve. 

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Me programin e patronazhit, ku mjekë të specializuar të spitaleve universitare të Tiranës po japin shërbim në spitalet rajonale sipas një kalendari të përcaktuar, në 3 muajt e parë të këtij programi, mbi 3 mijë qytetarë e kanë marrë shërbimin shëndetësor me cilësi, pranë vendbanimeve të tyre, shërbim për të cilin deri dje detyroheshin të udhëtonin kilometra të tëra drejt Tiranës.

Ndërkohë me programin e bonusit, 11 mjekë specialistë kanë pranuar të lënë Tiranën për të punuar në spitalet rajonale me bonusin e dyfishuar – deri ne 2.5 milion lekë mbi pagën.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me listën e barnave të rimbursueshme, Ministrja Manastirliu u përgjigj:

Lista e barnave të rimbursueshme është miratuar të premten nga Qeveria dhe pritet të zbardhet në fletoren zyrtare sipas procedurave. Është një listë e cila përmban 36 alternativa të reja të barnave që trajtojnë sëmundjet kronike si ato kartdiovakulare, neurologjike etj. Risi I kësaj liste është rimbursimi për herë të parë i herceptinës (forma subcutane). Plotësojmë kështu nevojat 100% të këtij medikamenti për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë