Specializimet në mjekësi, urdhri
i Ministrisë: Ja rregullat e testimit
PDF/Rregullat e testimit për specializimet 

Specializimet në mjekësi, urdhri<br />i Ministrisë: Ja rregullat e testimit<br />PDF/Rregullat e testimit për specializimet 
TIRANE - Duke filluar nga data 9 nëntor do të nisë testimi i kandidatëve që duan të fitojnë një nga kuotat për specializimet në mjekësi. Urdhri i ministres së Arsimit parashikon që disa rregulla për kandidatët që do të testohen. “Ditën e zhvillimit të provimit, kandidatët duhet të kenë parasysh rregullat e mëposhtme: a. të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj; b. të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit/testimit; c. ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi; d. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; e. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, - thuhet në udhëzimin e MAS
 
AKP
Agjencia Kombëtare e Provimeve si autoritet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është përgjegjëse për zhvillimin e provimeve të specializimit në mjekësi. AKP-ja zbaton procedurat për zhvillimin e provimeve të specializimit, përmes teknologjisë digjitale.
AKP-ja, lidhur me zhvillimin e provimeve të specializimit, kryen detyrat e mëposhtme:
a. Digjitalizon fondin e pyetjeve për çdo specialitet të miratuar nga Komisioni i Vlerësimit.
b. Harton në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, grafikun e datave të provimeve.
c. Publikon listat e kandidatëve sipas datës dhe orarit të caktuar për zhvillimin e provimit.
d. Verifikon identitetin dhe dokumentet përkatëse të kandidatëve pjesëmarrës në provimet e specializimit.
e. Siguron kushte të përshtatshme në sallat e provimit për zhvillimin e provimit të specializimit përmes teknologjisë digjitale.
f. Siguron kushte të përshtatshme për kandidatët me aftësi të kufizuara fizike. g. Merr masa për hartimin e formatit të testit sipas përcaktimit të bërë nga Komisioni i Vlerësimit.
h. Mban procesverbale për çdo vendimmarrje gjatë procedurave të zhvillimit të provimeve të specializimit, deri në shpalljen e rezultateve.
i. Dërgon rezultatet e provimit të specializimit pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
 
Testimi
Në përfundim të testimit të të gjithë kandidatëve, komisioni i vlerësimit përgatit listën përmbledhëse të meritës me rezultatet kumulative të intervistës, testimit të informatizuar dhe notës mesatare, duke renditur kandidatët sipas pikëve në rend zbritës, sipas tipologjisë së kuotave të miratuara, sipas tabelës së paraqitur në Shtojcën 3 bashkëlidhur.
Tabela më sipër miratohet nga Dekani dhe shpallet dhe afishohet në vende të dukshme, brenda 2 ditëve nga përfundimi i testimit të informatizuar, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web të fakultetit të Mjekësisë dhe UMT-së, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët. Vlerësimi me pikë i kandidatëve bëhet konform rregullores përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. Kandidatët mund të ankimojnë rezultatin brenda 2 ditëve nga shpallja e listës paraprake. Komisioni i vlerësimit merr në shqyrtim ankimimet dhe prononcohet brenda 3 ditëve me vendimin përkatës, i cili i përcillet dekanit. Ky i fundit shprehet brenda 2 ditësh me vendim të formës së prerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në