Specialja ndaloi Thaçin të shkojë në varrimin e të atit, avokati Gashi: Shkelje e drejtave të njeriut, Kosova s’mund të ndikojë në vendimet e gjykatës

Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij. 

Lidhur me këtë vendim, avokati Tom Gashi në një lidhje skype ditën e sotme për emision ‘Sot live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se ky vendim është shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas tij, për persona të tjerë që kanë qenë në të njëtën situatë si Thaçi, Gjykata Speciale ka vepruar ndryshe. 

‘Thaçi bëri 4 kërkesa në gjykatën speciale që të lejohej që të vinte të takonte të atin e tij kur ishte i sëmurë në spital dhe vetëm pas kërkesës së 4 që ai bëri iu pranua që ta vizitojë. Po kjo është shkelje e drejtave të njeriut që nuk i lejon atij që të ishte sot i pranishëm në varrimin e babait të tij. Në situata të tilla specialja ka vepruar ndryshe për ish- Jugosllavinë kur ka pasur situata të njëjta tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë i ka lejuar që të vijnë dhe në raste të varrimeve apo situata të tjera, tha ai.

Avokati tha se Kosova nuk mund të ndikojë ne vendimet e speciales. Sipas tij, gjykata s’i merr parasysh deklaratat që bëjnë zyrtarët shqiptarë.

‘Kosova nuk mund të ndikojë ne vendimet e speciales sepse do dukej sikur po tentonte që të ndërhynte në punën e saj. Di që ministrja Haxhiu do i shkruajë kryetares së gjykatës, por e di se ata si marrim fare seriozisht se ca deklarojnë zyrtarët e shtetit të Kosovës dhe asaj Shqipërisë. Thaçi ka edhe një aktakuzë të dytë për tentim të ndikimit në dëshmitar dhe që e bënë më të vështirë mbrojtjen e tij. Besoj se aktakuza e dytë për tentim në ndikimin në dëshmitar ia ka ndërlikuar ardhjen në varrimin e babait të tij’, tha ai.

Ai tha se rasti i Thaçit që nuk u lejua që të marr pjesë në varrimin e babait të tij, nuk është rasti i vetëm.

‘Gjykata speciale ka vendosur edhe për Nasim Haradinaj dhe Nasimi ka qëndruar mbi 3 vite në Hagë dhe ai s’u lejua që të vijë në Kosovë për vdekjen e vëllait të tij, dhe ka pasur edhe raste të tjera. Por, zotit Veselit i është lejuar kur kanë humbur anëtarët e familjes së tyre që të vijnë. Mbetet të presim si do ta arsyetojë këtë shkelje drastike gjykata’, tha ai.  

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nino: 18/03/2025 14:14

    Kjo gjykatë e ndyrë është mbushur me fundrina,Zoti i dënoftë dhe të jeni të sigurt që shumë shpejt do ti dënoi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin': Sa herë ke provu çdo herë ke dështu (VIDEO)

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin': Sa herë ke provu çdo herë ke dështu (VIDEO)