Spektakël fishekzjarresh në Prishtinë

Spektakël fishekzjarresh në Prishtinë
Përkundër të ftohtit polar i cili mbretëroi në Prishtinë, atmosfera festive në kryeqytetin e Kosovës ishte e veçantë. Njerëzit festuan me muzikë dhe duke u shoqëruar pranë stendave të improvizuara të kafe-bareve më të njohura prishtinase, të vendosura në sheshin Zahir Pajaziti ku, në organizim të komunës së Prishtinës, u zhvillua koncerti maratonik i i cili do të zgjas deri në në orën 2:00 të mëngjesit

kosova festimet

Për herë të parë në një organizim të tillë të madh, së bashku me qytetarët, Vitin e Ri e priti edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Saktësisht në mesnatë, qiellin prishtinas e përshkuan fishekzjarrët të cilat plot 15 minuta shënuan hyrjen në vitin e ri 2015.
kosove festimet


Si çdo ndërrim të viteve edhe kësaj radhe në Kosovë nuk ka kaluar pa incidente, por që fatmirësisht pa pasoja të rënda.

kosova festa

kosova festa


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf