Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik fundjavën që lamë pas me një seri aktivitetesh. Festimet kulmuan ditën e diel me një tjetër koncert të këngëtarit grek Konstandinos Argjiros dhe përfunduan me një spektakël dronësh. Qindra dronë me shumë ngjyra janë u ngitën në qiellin e Himarës duke dhuruar spektakël për pushues vendas dhe të huaj, të cilët ndoqën live koncertin festiv në qytetin bregdetar.