Gara e hipizimit çeli edhe këtë vit sezonin e ri turistik 2022 në plazhin bregdetar të Darëzezës, në Fier me një demonstrim unik kuajsh.

Për herë të parë, bregdeti i Fierit u shndërrua në pistën e një gare me kalorës shqiptarë, ku morën pjesë qindra vizitorë dhe kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në Darzezë të Fierit ishte kryeministri, Edi Rama, i cili për pak kohë ndoqi garën me kuaj e me pengesa ndërsa

Shoqëruar nga Kryebashkiaku Armando Subashi, kryeministri inspektoi dhe përfundimin e punimeve të Urës së Darzezës e cila tha se do të jetë gati brenda 4 muajve. 

Garat me kuaj zhvillohen prej 3 vitesh në plazhi e Darzezës, e cila çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.