Atmosfera festive ka pushtuar sheshin qendror të Fierit, ku mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjeve në një ceremoni mjaft të ngrohtë.

Në qendër të festës ishin fëmijët e shkollave të qytetit, të cilët përmes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të tyre i dhanë qytetit një atmosferë magjike, veçanërisht në momentin kur në shesh, iu bashkua mbrëmjes festive vogëlushja fierake, Nikita.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, mbajti fjalën hapëse të ceremonisë, duke uruar festat e fundvitit për të gjithë.

Dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve u ndezën nën një numërim të përbashkët, moment që shënoi fillimin zyrtar të festimeve të fundvitit në Fier.

Kjo ndezje simbolike e pemës së Krishtlindjeve e shoqëruar me një spektakël fishekzjarresh, shërben si një moment reflektimi dhe falënderimi, por edhe si një premtim për një vit të ri plot mbarësi.


Lajmi kryesor:

Spektakël ngjyrash! Tirana, Durrësi, Shijaku, Elbasani e Fieri ndezin dritat e 'Pemës së Festave' të fundvitit! Qindra fëmijë dhe qytetarë të pranishëm (VIDEO)