Spektakël ngjyrash! Fieri, Durrësi, Shijaku, Lezha dhe Saranda ndezin dritat e 'Pemës së Festave' të fundvitit! Qytetarët sfidojnë të ftohtin dhe shiun (VIDEO)

Fier- Pas Tiranës, Fieri, Durrësi, Shijaku, Lezha dhe Saranda ndezin dritat e festave të fundvitit. Qytetarë të shumtë e fëmijë sfiduan temperat e ulëta dhe motin me shi, si në qytetin veriperëndimor.

Sikurse është bërë traditë, çdo datë 6 dhjetor në qendër të qytetit të Fierit ndizen dritat e “Pemës së Festave”, që simbolizon ardhjen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Nën tingujt e muzikës dhe i shoqëruar nga dhjetëra fëmijë të veshur me ngjyrat e ndezura festive, dhe të qindra qytetarëve fierakë që kishin mbushur qendrën e Fierit në mënyrë ceremoniale, kryebashkiaku Armando Subashi ndezi dritat e pemës, pasuar nga një spektakël fishekzjarresh.

Gazetari i Report TV, Kristaq Thano, sjell pamjet nga festa dhe informon se kryebashkiaku Subashi ka uruar gjithë fierakët kudo ndodhen brenda dhe jashtë vendit për festa të gëzuara. Gjithashtu ka theksuar se në Fierin që ndryshon çdo ditë, këto elemente zbukuruese kanë krijuar një spektakël të mrekullueshëm.

Dhe pas Fierit dritat e festave janë ndezur edhe në qytetin bregdetar.

Sot në mbrëmje (6 Dhjetor), qytetarë të shumtë morën pjesë në momentin e ndezjes së dritave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në qendrën e qytetit të Durresit dhe Shijakut. Gazetari i Report TV, Aldo Mustafa, informon se ndezja e dritave në Shijak u shoqërua edhe me atmosferë festive, organizime dhe shumë të pranishëm.

Në Lezhë moti ka qenë i pafavorshëm, por kjo nuk e ka penguar Bashkinë dhe qytetarët që të marrin pjesë në ceremoni dhe të ndezin dritat e pemës në mes të shiut.

Atmosferë festive ishte edhe në qytetin e Sarandës, ku nuk munguan qytetarët dhe vizitorët në ceremoninë në sheshin kryesor të qytetit. 

Momentet kulmore të mbrëmjes erdhën me ndezjen e pemës së Krishtlindjes dhe dritave që përfshinë fasadat e ndërtesave, rrugët dhe shëtitoren e bregdetit. Muzika festive dhe këngët e fëmijëve krijuan një atmosferë plot ngrohtësi dhe buzëqeshje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Saranda ndriçohet për Festat e Fundvitit, ceremonia në sheshin kryesor të qytetit mbledh qytetarë dhe vizitorë

1733511986_saranda.jpg

Saranda u shndërrua mbrëmë në një panoramë drite dhe hareje, teksa qyteti ndezi dritat festive që do të ndriçojnë çdo cep gjatë ditëve të ardhshme. Në një ceremoni emocionuese të mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, dhjetëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve, raporton gazetari Limos Didani

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i Bashkisë Sarandë Oltion Çaçi, dhe deputeti Bledi Çuçi

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, udhëhoqi ceremoninë, duke ndarë momente të gëzueshme me fëmijët e pranishëm. Së bashku, ata numëruan mbrapsht, duke krijuar një klimë emocionuese që kulmoi me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes dhe zbukurimeve që ndriçojnë qytetin.

Në fjalën e tij për qytetarët, Çaçi theksoi se Saranda po shndërrohet jo vetëm në një destinacion të preferuar veror, por edhe një destinacion për të festuar festat e fundvitit.

Momentet kulmore të mbrëmjes erdhën me ndezjen e pemës së Krishtlindjes dhe dritave që përfshinë fasadat e ndërtesave, rrugët dhe shëtitoren e bregdetit. Muzika festive dhe këngët e fëmijëve krijuan një atmosferë plot ngrohtësi dhe buzëqeshje.

Saranda tani ndriçon jo vetëm si një destinacion turistik, por edhe si një qendër e harmonisë dhe frymës së festave, duke sjellë një mesazh shprese dhe optimizmi për vitin që vjen.

Ora 19:15
Ndizen dritat e festave edhe në Lezhë, qytetarë dhe fëmijë sfidojnë të ftohtin dhe shiun

 

Ndezja e dritave të festës në Lezhë, qytetarët sfidojnë motin e keq

Lezhë- Edhe qyteti i Lezhës ka ndezur dritat e festës, teksa qindra qytetarë ndoqën ceremoninë dhe pamjet e dekorit festiv.

Ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në lulishten para memorialit të "Gjergj Kastriotit".

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, përcolli pamjet dhe informoi se pjesë e festës u bënë qytetarë, mes të cilëve dhe shumë fëmijeve, të cilët sfiduan motin me shi dhe ju gëzuan atmosferës së krijuar.

Teksa uroi festat e fundvitit, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, tha se “shumë shpejt ky qytet do të jetë më i bukur”.

Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë sheshi dhe zona pranë memorialit të Skënderbeut, ku gjatë gjithë muajit Dhjetor janë planifikuar të organizohen një sërë aktivitetesh.

A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bamir Topi në Report Tv: Në PD, luftë e brendshme mes atyre që ëndërrojnë karrigen e radhës të deputetit

Bamir Topi në Report Tv: Në PD, luftë e brendshme mes atyre që ëndërrojnë karrigen e radhës të deputetit