Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën

Nga sot Tirana është zyrtarisht në festë. Kryebashkiaku Erion Veliaj i rrethuar nga fëmijë dhe qytetarë të Tiranës, ndezi dritat e pesë pemëve që janë vendosur në zemër të Tiranës këtë herë.

Në mesazhin e tij, ai ftoi qytetarët të jenë më solidarë e bashkëpunues.

“Edhe këtë dhjetor do të doja t’ju ftoja që teksa ndezim këto dritat e pemëve dhe zbukurimeve magjike në Tiranë, që secili ta ndizte një dritë të vogël te zemra e tij, të bëhemi pak më të mirë, pak më solidarë, të kujdesemi për dikë që ka një nevojë të cilën ne mund ta plotësojmë. Do të doja që të gjithë, pas këtyre dritave të ndezim dritën e zemrës sonë dhe të mendjes sonë për ta bërë Tiranën vërtet një qytet model”, tha ai.

Kryebashkiaku nuk e fshehu krenarinë për transformimin e Tiranës, duke përmendur mes të tjerash edhe çmimet ndërkombëtare.

“Sot Tirana ka 1 milion qytetarë dhe pothuajse çdo muaj nga 1 milion turistë, ndërkohë që nuk ishte kështu vite më përpara, Tirana s’ishte fare në hartë. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët punojmë bashkë, kur ne e ndihmojmë njëri tjetrin, kur ne inkurajojmë njëri tjetrin, kur i themi njëri-tjetrit bravo të qoftë, ec përpara, vazhdo punën, secili prej nesh kontribuon që Tirana të jetë e gjitha më e mirë, të jetë më e pastër, më e ndriçuar, më e rregullt, më solidare. Tirana para dy vitesh ishte kryeqyteti Europian i Rinisë, ndërkohë që para një viti kryeqyteti Europian i Sportit, këtë vit Tirana ka qenë mbretëresha e të gjithë qyteteve të Ballkanit, ia kemi arritur të gjithë me punë. Ndërkohë, vitin tjetër Tirana do jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Do të thotë se çdo vit Tirana ka pasur një titull ndërkombëtar me të cilin unë krenohem që jam shërbëtori juaj dhe jam krenar dhe mirënjohës për secilin prej jush që jeni qytetarë model”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se ashtu si 2024, Tirana do të shkëlqejë edhe në 2025. Ai ka ftuar qytetarët që të shijojnë atmosferën e festave të fundvitit, duke garantuar se aktivitetet artistike për ta nuk do të mungojnë gjatë këtij muaji.

Këtë vit në qendër të Tiranës, ndryshe nga herët e tjera, ishin katër pemë Krishtlindjesh në shesh, të cilat i ndezën dritat e tyre në të njëjtën kohë. Ceremonia pasoi më tej edhe me koncertin festiv nga fëmijët e pranishëm. Gjithashtu u lajmërua edhe për koncert falas për 'Natën e Bardhë' në Tiranë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 313: 02/12/2024 21:15

    Po behet gati me shku te geni edhe te landi kan bere dhome te mire te lyer me kondicioner me dysheqe te reja me celular dush perdite. Mos u merzit se 2 vjet do besh ikin shpejt. Ishalla nuk meson drogen si Saja

    Përgjigju
  • Skandaloze: 02/12/2024 21:07

    ..pinoku demagog ,po e mbushe Tiranën Përshesh me Kulla betoni njëra më e Shëmtuara se tjetra,duke ndërtuar mbi trotuare e hapësira publike....?!!!.. mirë ja bo,populli fle gjumë e ha kërnacka t'u pa Sulltanin e Madhërishëm!

    Përgjigju
  • Eeeee: 02/12/2024 20:49

    Hajduti me çizme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet

Nivelet e kolesterolit ulen në verë dhe rriten në dimër, kujdesi që ju duhet