'SpiderMan'-i mbledh mbeturinat, 36-vjeçari tërheq vëmendje për nismën e mbrojtjes së mjedisit

'SpiderMan'-i mbledh mbeturinat, 36-vjeçari tërheq vëmendje për nismën e mbrojtjes së mjedisit

Rudi Hartono

Një 36-vjeçar është motivuar nga personazhi i spidermanit për të inkurajuar bashkëqytetarët me problematikën e mbetjeve në vendin e tyre. 

I riu nga Indonezia ka nisur fushatën kundër mbetjeve nën ndikimin e proverbës së famshme të personazhit superhero Peter Parker ose i njohur ndryshe Spider-Man, që thotë se “Me fuqinë e madhe vjen përgjegjësia e shkëlqyer”.

Rudi Hartono ka nisur me fushatën e tij për eleminimin e mbejtjeve që kanë bllokuar qytetin në bregdetin perëndimor të ishullit Sulavvesi në Indonezi.

Sot, ai është një superhero i veshur me kostumin e  Spider Man-it teksa shkon nëpër plazhe, rrugë dhe kanale për të pastruar mbeturinat.
“Në fillim kam bërë të njëjtën gjë, pra kam pastruar mbetjet por pa veshur këtë kostum që kam tani dhe nuk tërhoqa vëmendjen e njerëzve që të më bashkoheshin për të mbledhur plehrat në të mirë të komunitetit. 
Por, pasi vesha kostumin e njohur vura re që përgjigja e publikut ishte e jashtëzakonshme”
, është shprehur ai.

Hartoono tregon se blerja e kostumit në fillim ishte me qëllimin e vetëm për të kënaqur nipin e tij që si shumë fëmijë të tjerë adhuron përsonazhin e Spider-Manit.

Një qytetar u shpreh se tërheqja e njerëzve erdhi pikërisht nga kjo gjë dhe se ishte e nevojshme për t'i inkurajuar ata të ishin pjesë e kësaj nisme.

“Na duhej një model kreativ për të nxitur angazhimin e njerëzve në mbrotjen e mjedisit”, ka thënë Rudi.

Hartoon zakonisht nis mbledhjen e mbeturinave si spiderman përpara se të nisë punën e tij në një kafe në 7 të mëngjesit.

Përpjeket e tij  kanë vënë në qendër të vëmëndjes çështjen e mbeturinave në rang kombëtar.

Nga ana tjetër kjo nismë e tij ka patur edhe impakt televiziv teksa së fundmi Hartoon është ftuar në studio televizive dhe emisione i veshur me kostumin e super heroit teksa tregon nismën dhe punën e tij në mbrojtje të mjedisit.

“Zvogëlimi i plastikës është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë sepse plastika është e vështirë të dekompozohet”, është shprehur ai.

Sipas një studimi të revistës "Science", Indonezia është vendi i katërt më i populluar në botë që gjeneron në total 3.2 milionë ton mbeturina në vit me gati gjysmën e kësaj sasie që përfundon në det.
I njëjti studim vlerësoi gjithashtu arkipelagun e më shumë se 17 mijë ishujve si prodhuesi i dytë më i madh në botë i ndotësve plastikë në oqeane pas Kinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë