Superliga shqiptare e futbollit po përgatit raundin e 22-të. Agjenda është e ndarë në dy ditë dhe orare të ndyshme, teksa spikat derbi mes Partizanit dhe Dinamos.
Ky raund fillon të shtunën me tre duele. Në orën 13:30 Bledi Shkëmbi nuk do e ketë të lehtë rikthimin në stolin e Tiranës, pasi bardheblutë udhëtojnë në Ballsh ku ndeshen me Bylis.
Në orën 16:30 luhen dy duele, ku padyshim spikat derbi mes Partizanit dhe Dinamos që zhvillohet në "Arenën e Demave". Në Korçë vendasit e Skënderbeut presin Teutën. Te miqtë debuton në stol trajneri Bledar Devolli.
Të diel Superliga luan dy takime në 17:00. AF Elbasani pret Laçin, ndërsa Vllaznia luan kundër kampionëve në fuqi të Egnatias, sfidë kjo që zhvillohet në "Loro Boriçi".
Superliga, raundi 22:
E shtunë, 25 janar 2025
13:30 Bylis - Tirana
16:30 Partizani - Dinamo
16:30 Skënderbeu - Teuta
E diel, 26 janar 2025
17:00 AF Elbasani - Laçi
17:00 Vllaznia - Egnatia
Renditja: