Superliga shqiptare e futbollit mbylli sot javën e 11-të, me Egnatian dhe Partizanin që kryesojnë së bashku me 23 pikë. Pas kësaj jave, tanimë vëmendja është në atë pasardhëse, teksa është zbardhur edhe kalendari i ndeshjeve.
Raundi i 12-të i elitës së futbollit në Shqipëri do luhet në tre ditë. Gjithçka nis të shtunën në orën 17:00, ku përballen Erzeni dhe Egnatia. Të diel në 14:00 luhet Kukësi - Dinamo, ndërsa në 17:00 Teuta pret Laçin, ndërsa Skënderbeu mat forcat në Korçë me Tiranën.
Java e 12-të mbyllet të hënë, me duelin Partizani - Vllaznia që luhet më 18:00.
Superliga - java e 12-të:
E shtunë
17:00 Erzeni - Egnatia
E diel
14:00 Kukësi - Dinamo
17:00 Teuta - Laçi
17:00 Skënderbeu - Tirana
E hënë
18:00 Partizani - Vllaznia
Komente











