Një spiker lajmesh nga Ekuadori thyen rekordin për karrierën më të gjatë në transmetimin e lajmeve, me plot 47 vite e 83 ditë, në kanalin televiziv Ecuavisa. Gazetari veteran Alfonso Espinosa, 72 vjeç, e ka thyer rekordin që në muajin maj, por vetëm tani ka mundur të marrë çertifikatën e zyrtarizimit të cilën ja bënë të ditur kolegët e tij në një transmetim live.
Spikeri aktual i lajmeve Dario Patino e nisi edicionin e lajmeve pikërisht me dhënien e rekordit Guinness për Don Alfonso Espinosa. Karriera e Espinosës ka nisur që në vitin 1967 kur ishte vetëm 25 vjeç, dhe ka kaluar në gjithë karrierën e tij 14 presidentë, 2 diktatorë e disa grushte shteti, duke u shndërruar në imazhin e televizionit kombëtarë në Ekuador.
Shënimi i tij në librin e rekordeve Guinness u bë falë iniciativës së drejtorit të marketingut të televizionit, të cilit fllimisht j’u tha se rekordi aktual mbahen nga një prezantues Amerikan me një diferencë prej vetëm 43 ditësh. Çmimi për Espinozën ishte një surprizë e vërtetë dhe ai falenderoi të gjithë kolegët dhe redaksinë e tij për mbështetjen e madhe si të një familje.
Pranë mbylljes së një gjysëm shekulli karrierë ai ende nuk duket se ka ndërmend të terhiqet nga të qënit imazhi më i dashur i televizionit Ecuavisa.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com