KAVAJE- Banorët e zonës së plazhit të Spillesë në Kavajë mundën të gjejnë sot trupin e pajetë të 22 vjeçarit Ledio Karaj i mbytur pesë ditë më parë. Sapo kanë konstatuar kufomën në breg të detit ata kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë për të bërë verifikimet e nevojshme.

Trupin e pajetë e nxorën dallgët në breg në vendin e quajtur Kalaja e Turrës. Policia tha se bëhet fjalë për 22 vjeçarit që u mbyt mesditën e 28 gushtit në zonën e plazhit. Ledio Karaj u zhduk në det, pas përmbysjes së varkës me pedale, që kishte marrë bashkë me shokët dhe shoqet e tij, të gjithë nga Elbasani.

Dallgët përmbysën varkën dhe katër prej të rinjve arritën të dilnin me not në breg të detit, ndërsa 22-vjeçari u zhduk në thellësi.
(sg/shqiptarja.com)