KAVAJE- Ka përfunduar tragjikisht shëtitja me pedalo në bregdetin e Spillesë për 5 të rinj nga qyteti i Cërrikut. Rreth mesditës së sotme të rinjtë kishin marrë me qera një varkë me pedale për të bërë një xhiro por dallgët e kanë përmbysur. 4 nga të rinjtë kanë arritur të dalin në breg ndërsa njëri jo.
Ata që arritën të shpëtojnë shpëtojnë janë Artemida Balliu, 21 vjeçe, Gerti Skënderi 20 vjeç Anxhela Shabani 21 dhe Raisa Balliu 17 vjeç, ndërsa humbi mes dallgëve 21 vjecari Ardian Karaj. Policia dhe polumbarët janë venë në kërkim të gjetjes së trupit të riut por deri në këto momente nuk ia kanë arritur qëllimit. Katër të rinjtë ndodhen në reanimacion në spitalin e Kavajës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com