Drejtuesit i një gomoneje që lundronte në shkelje të perimetrit të sigurisë në plazhin e Spillesë është gjobitur 100 mijë lekë të rinj.

Sipas Policisë Kufitare të Durrësit mjet lundrues gomone po rrezikonte jetën e plazhistëve.

Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.

Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve  lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që cenon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.