/ATSH/ -Një person i moshuar ka humbur jetën ditën e diele teksa lahej në det në plazhin e Spillesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në zonën e Grethit, ku i moshuari po lahej në det bashkë me nipin e tij 9-vjeçar.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, dyshohet se i moshuari, Fadil Xhani nga Luzi i Madh i Kavajës, ka pësuar atak kardiak.