Spiropali- Berishës: Goja më e shqyer e politikës së 30 viteve të fundit

Spiropali- Berishës: Goja më e shqyer e politikës së 30 viteve të fundit

Elisa Spiropali

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali reagon pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se nuk do të lejohen zgjedhjet e 30 qershorit. Spiropali thotë se Berisha i tregoi shqiptarëve pse me 30 qershor duhet mbyllur puseta që ka qelbur vendin për 30 vite.

Pas letrës së tretë të kryeministrit Rama për dialog me opozitën, Spiropali i kujton kësaj të fundit se na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, dhe se koha për dialog po mbaron.

"Mbrëmë shqiptarët panë fytyrën e degradimit më të skajshëm të politikës së 30 vjeteve dhe dëgjuan gojën më të shqyer të asaj politike! Ish-President i Republikes, ish-kryeministër i Shqipërisë, ish kryetar i Partisë Demokratike për cerek shekulli dhe lider sot e gjithë ditën i opozitës me histerike që Shqipëria ka njohur, Sali Berisha mbrëmë u tregoi shqiptarëve më mirë se sa çdo ta bënim të gjithë ne, pse në 30 qershor duhet mbyllur njëherë e mirë puseta që ka qelbur politikën shqiptare për 30 vjet me radhë; pse nuk duhet të lejohet në asnjë mënyre që Kushtetuta të bëhet lodra e partive politike; pse nuk duhet te pranohet në asnjë mënyrë që anormaliteti i mëndjes se Sali Berishës të vazhdojë të trajtohet si normalitet, në emër të mirëkuptimit me ata që s’duan të kuptojnë!

Pa pikën e turpit dje dhe sot, një deklaratë shtypi e një grupi njerëzish vullnetmirë në partine simotër të PD-së në CDU/CSU, që duan të ndihmojnë Shqipërinë, keqpërdoret si vendim i parlamentit gjerman për të shtyrë datën e zgjedhjeve!

Ndërkohë që ata miq të Shqipërise dhe partnere politike të PD, kryfjalën e tyre e kanë prej ditësh dialog pa kushte dhe ndërkohë që kryeministri ka tre ditë rresht që publikon me shkrim, ftesën për Dialog pa Kushte, Saliu dhe të paudhët e tij u bien të njëjtave daulle lufte frontale, duke bërë sikur ajo kryefjalë nuk ekziston!

Që këta janë tallur me shqiptarët sa kanë dashur dhe kanë bërë rëndom si kanë dashur me Shqipërinë, kjo dihet! Por që sot sharra e tyre ka ngecur përfundimisht në gozhdë dhe o duhet ta braktisin sharrën bashkë me politikën e shantazhit e të dhunës, o s’ka asnjë të ardhme për ta, ketë mesa duket do ta marrin vesh tamam tamam vetëm në 30 qershor!

Koha për Dialog po mbaron dhe fushata e zgjedhjeve është pak ditë larg. Si të duan! Ne jemi edhe për pak ditë në dispozicion të dialogut. Ndërsa kush nuk e ka kuptuar akoma pse duhen bërë zgjedhjet në 30 qershor, le të rishohë shfaqjen e marrosjes së Saliut mbrëmë!

Kush nuk e ka kuptuar akoma pse kjo betejë kundër zgjedhjeve, eshte ne thelb beteje e frikes se Lulzim Bashes nga humbja dhe beteje e frikës së Saliut e jo vetëm Saliut, nga drejtësia, le t’i kthehet logoresë pa autokontroll të të marrit që u shfaq mbrëmë në ekranet e shqiptarëve!

Kush nuk e ka kuptuar akoma qe 30 qershori eshte kthyer ne momentin qe ose mbyllet puseta e epidemive politike te 30 vjeteve, ose Shqiperia bie mbrapsht ne ate pusete perseri per kushedi sa vjet te tjera, le te shohe pa ze thjesht fytyren e Saliut mbreme!

Mbrëmë ai ishte sa Saliu, aq edhe Shqipëria që nuk duam më, politika që nuk duam më, sjellja publike që nuk duam më, komunikimi që nuk duam më, gjithckaja që nuk duam me në rrugën e Shqiperisë që duam.

Ah edhe diçka, kush ka frike se çoç do bëjë Luli me punonjësit e bashkive te PD-së dhe disa grupe ekstremistësh të dhunshëm në 30 qershor, le të shohe rrangallën e mbrëmshme, Saliun, që tanimë është thjesht lehësi i dalë mendsh qe veç bishtit te tij, s’kafshon dot asgjë", deklaron Spiropali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 24/05/2019 16:42

    E moj o ke goje te grisur ti apo harro se cfar i ke be asaj goje po' mendohu mire se cfar ke futur ne goje.......

    Përgjigju
  • NIK PIÇI: 24/05/2019 16:40

    Kryekrimineli malok salhe po përpëlitet në grahamat e fundit. Gjaku i Shqiptarve të pa fajshëm i ka zën syt . Fundi i këti kërme kriminel është i pa shmangshëm.

    Përgjigju
    • Tropojani: 24/05/2019 18:43

      Ore sa per malok mbaje gojen ti o trim, po' hajde e flasim balle per balle, dhe shikoje si do i marresh syt hapur apo mbyllur, meqenese na jane zene syte neve malokeve

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)