Spiropali-Blushit: Shkrimtar që po
tretesh kot se s'po riciklohesh dot

Spiropali-Blushit: Shkrimtar që po<br />tretesh kot se s'po riciklohesh dot
Pas letrës së Ben Blushit të publikuar sot, ku deputeti shprehej se kishte vendosur të largohej nga Partia Socialiste e duke konsideruar këtë të fundit si kazan plehërash, ka reaguar edhe sekretarja për Rininë njëherësh zëdhënëse e kryesisë së PS, Elisa Spiropali.

Me një postim në Facebook, Spiropali e quan atë një shkrimtar që po tretet nag inati e që nuk po riciklohet dot:

QESE EKOLOGJIKE BLUSHIT PER PAZAR
Letër e hapur e kotë për një shkrimtar që po tretet kot më kot nga inati se nuk po riciklohet dot.

Ti që shkruan për ligjet, po nuk lexon asnjë nen; Ti që flet po nuk dëgjon; Ti që prodhon rima pa kuptim dhe pa qëllim; Ti që u qan hallin njerezve që s’di t’iu japësh as dorën; Ti që e do Shqipërinë vetëm si maskë për mungesën tënde të dashurisë për të; Ti që merresh me ekonominë në tribunë se nuk bëre dot ekonomi për vete në tryezën e qeverisë; Ti që ke qenë tre herë ministër dhe bëre tre vrima në ujë; Ti që parimet i ke armë për interesat e tua krejt personale; Ti që reciton broçkulla si të Lulit se mendon se shqiptarët nuk meritojne respekt, po vetëm manipulim; Ti që di të bësh vetëm sherr se s’di të ujisësh asgjë etj. Ti je kazani i ambicies tënde që nuk përputhet me paaftësinë tënde!

Kam vite që s’të dëgjoj asnjë ide origjinale dhe më ka ardhur sinqerisht keq kur bëre thirrje të shkruhen emrat e kolegëve nëpër kazanë duke u shitur si origjinal. Sepse unë e mbaj mend mire, kur protestoja kundër firmës tënde si ministër i Nanos, që emri yt u shkrua nëpër kazanë sepse ishe ti që firmose vendimin famëkeq të asaj qeverie për të ndërtuar katër furra gjigande për djegien e plehrave të kamorres italiane.

Dhe kurajo të madhe ke sot kur ajo kompani që i dhe firmën kërkon 400 milionë euro nga shteti shqiptar pse nuk solli dot plehrat në Shqipëri, zotrote kap flamurin e ekologjistit për të dalë nga partia, ku more çfare munde dhe kurrë nuk u mor vesh çfarë dhe!

Riciklim të mbarë Blush, sot ke qenë më në fund i vërtetë në paaftësinë tënde për të qenë sadopak solidar në një parti ku përfaqsove vetëm egoizmin tënd plastik!

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit