Spiropali-FRESSH-it: Kujdes 127 
​mijë votuesit për herë të parë

Spiropali-FRESSH-it: Kujdes 127 <br />​mijë votuesit për herë të parë
Është mbledhur dje Asambleja Kombëtare e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë me kryetarët e sapozgjedhur nga 61 bashkitë respektive. Pjesë e kësaj Asambleje janë gjysmë-finalistët e FRESSH Voice, të cilët sipas formulës janë automatikisht anëtarë asambleje.

Takimin e çeli Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, ku në fjalën e mbajtur vuri theksin tek potenciali që ka rinia dhe në veçanti FRESSH: “Këtë potencial të jashtëzakonshëm organizativ duhet ta përdorim për t’u përfaqësuar më shumë dhe më mirë. Jo më kot kemi ngritur një grup për programin e të rinjve. Më shumë ide për arsimin, punësimin dhe perspektivën europiane të të rinjve shqiptarë. Më shumë konktakt me votuesit për herë të parë. Janë plot 127 mijë votues për herë të parë, që kanë nevojë për shpresë. Më shumë informacion dhe anëtarësime. Bindja jonë është e patundur. Asnjë lider dhe asnjë parti tjetër nuk ka ndërrmarë nisma kaq të guximshme për të krijuar një shoqëri dhe ekonomi të drejtë dhe moderne për brezin tonë dhe ata që do vijnë. Mjafton të përmendin reformën në drejtësi dhe reformën në arsim, dy gurë themeli, të kundërshtuara egërsisht nga ata që duan të ruajnë statusquo-në e një sistemi të kalbur dhe regresiv”- tha Spiropali.

Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, përgëzoi kryetarët e FRESSH bashki për detyrën e sapo marrë dhe vuri theksin tek organizimi i brendshëm në këtë vit elektoral: “Në këtë sallë kemi ekipin i cili do të drejtojë rininë e Partisë Socialiste, partisë më të madhe e progresiste në vend. Përpara kemi fushatën elektorale, ndaj duhet të nisim menjëherë nga organizimi i strukturave. Duhet të kemi një organizatë FRESSH për çdo qendër votimi. Ndërtimi i bordeve në çdo njësi, ku të ketë një përfaqësues nga struktura e gjimnazeve, universiteteve dhe klubeve të FRESSH në ato qytete ku ka universitete, në mënyrë që të kemi përfaqësim të gjithë grupmoshave. Krijimi i këtyre strukturave duhet dhe do të përkojë me një tjetër fushatë kombëtare anëtarësimi, e cila do të afrojë edhe më shumë të rinj e të reja në familjen tonë,”- u shpreh Hysko.

Ndërkohë, nënkryetari i FRESSH, Shpati Kolgega foli për rëndësinë e pozicioneve që secili prej të zgjedhurve mban. “Do doja t'u thoja të gjithë të zgjedhurve, që askush nuk do t'ju dhurojë rëndësinë, ndikimin, pushtetin në zonat tuaja. Duhet ta fitoni dhe imponoheni me anë të punës suaj, numrave dhe përkushtimit maksimal. Dua që puna jonë të jetë afatgjatë dhe të shikohet afatgjatë brenda mandatit tonë 4 vjeçar, në mënyrë që kur të mblidhemi pas 4 vitesh të jemi krenarë për atë që kemi bërë për FRESSH-in”- u shpreh ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit