VD/Spiropali i kujton Berishës kontratën e tij që po hetohet në SHBA, ai ngrihet dhe ikën nga Kuvendi
"Dhe këtë duhet ta dini doktor më mirë se unë, se ajo kontratë është nën hetim në SHBA, ku ekzistojnë prova se është paguar ryshfet për atë kontratë skandaloze, që siç thatë ju me vizionin tuaj prej burri shteti, devijonte tregtinë e Shqipërisë"
Gjatë debatit të sotëm në Kuvend midis Sali Berishës dhe Elisa Spiropalit, kjo e fundit i ka kujtuar “Rapiskanin” ish-kryeministrit, koncesionin në doganat shqiptare që qeveria e tij lidhi dhe qe po hetohet ne SHBA, sa i takon dyshimeve për ryshfet.
“Tani doktor, sa herë që ndjen se katedralja që ke ngritur me aq mund në Partinë Demokratike rrezikon të shembet për shkak të paaftësisë, apo të mungesës së shpresës që lidershipi që vetë ke vënë aty po reflekton mbi gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm mbi partinë, nxjerr dy argumenta, i pari është droga dhe i dyti është patriotizmi i rreckosur sigurisht. Argumenti i parë i drogës, dhe meqë përmende këtu Rapiscanin, po ju them që kontrata e Rapiscanit ishte nga kontratat më të turpshme që janë bërë ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë. Dhe këtë duhet ta dini doktor më mirë se unë, se ajo kontratë është nën hetim në SHBA, ku ekzistojnë prova se është paguar ryshfet për atë kontratë skandaloze, që siç thatë ju me vizionin tuaj prej burri shteti, devijonte tregtinë e Shqipërisë drejt Selanikut, Malit të Zi dhe vendeve të tjera. A është bërë për arsye korruptive, a është bërë për arsye patriotizmi, këtë e dini ju”.
Në atë pikë Berisha u ngrit dhe kaloi pranë Spiropalit për t’u larguar.
“Mirupafshim doktor” – i tha deputetja socialiste.
“E dyta, çështja e patriotizmit, vërtet e bëtë rrugën dhe shumë mirë bëtë që e bëtë, se ajo u duhet të gjithëve, edhe Shqipërisë dhe Kosovës. Tani ka dy mundësi, o rrugën e bëtë ju dhe e vodhi Basha, o anasjelltas. Tani zgjidheni cili prej të dyve e ka fajin, që rruga duhet të kushtonte 400 milionë euro dhe ka kushtuar 1.3 miliardë dhe ende nuk ka përfunduar. Po jo vetëm kjo, por arsyet e tjera për të cilat u thirr në Prokurori lideri aktual i opozitës, dhe s’dha përgjigje se si gjithmonë nuk mban përgjegjësi as për ato që thotë dhe as për ato që bën”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
6.2%
Vota total: 937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
27 Mars, 21:55
-
Juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti! Denoncon Alesia Balliu: Pazare Boçi- Noka në Shkodër, 700 mijë euro për listën e mbyllur
27 Mars, 18:30
-
E pabesueshme: Çim Peka premton imunitet për bandat kriminale nëse fiton Sali Berisha/ VIDEO-DOKUMENT
27 Mars, 15:23
-
Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent shkarkon VPN (që vjedh të dhënat): Ta përdorin edhe të rinjtë (VIDEO)
27 Mars, 14:53
-
‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit të kënetës
27 Mars, 13:48
-
SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha i pandehur: Krah i armatosur i Ramës, do e shkrij me 'Venecian'
27 Mars, 13:07
-
VIDEO/ 'Unë jam Sali Berisha'... 20 vjet më pas, korbi grabitqar apo zogu vetmitar?!
27 Mars, 12:32
-
‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë
27 Mars, 12:05
-
SHBA rikthehet në SPAK, ekspertët e OPDAT nisin punën! 'Mesazh' prokurorëve nga administrata e Trump! Bie propaganda e Berishës
27 Mars, 10:39
-
Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!
26 Mars, 22:23
-
Ylli Pata: Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion
26 Mars, 20:33
-
‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!
26 Mars, 20:23
Sali bajglope
Përgjigju