Edhe pse u përjashtua nga grupi i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali thotë se do të tentojë të hyjë me forcë në mbledhje.
“Ata që duan të mbyllin derën me forcë, ndoshta do të jetë hera e parë në histori që një grua do të tentojë të hyjë në një mbledhje me policë. Kolegët e mi sot janë të turpëruar nga ai vendim pa vendim. Janë të turpëruar. Kam komunikime me të gjithë kolegët, edhe Taulantin e kam shok, çështja është te modeli. Është një akt i dhunshëm arbitrar që nuk reflekton asnjë lloj legjitimiteti, vetëm arbitraritet të pastër. Administrata e shtetit duhet të reformohet në të tërën, s’ka lidhje ajo qasje me integrimin europian. Kemi qenë këtu nga koha e gjeografia, të jemi edhe nga standardi. Nuk e kushtëzoj qëndrimin tim me votimin për ligjet e integrimit europian”, tha deputetja.
Lajmi kryesor:
Përjashtimi/ Elisa Spriopali: Vendime nul, s’pati votime! Betejën do ta bëj në PS, të largohen ata që kanë abuzuar me pushtetin











