Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Sipas Spiropalit, Basha është vetë i pandehur në Prokurori dhe si fillim duhet të provojë pafajësinë e vetë për pastrim parash në emër të Partisë Demokratike dhe më pas të hapë gojën për Partinë socialiste.
Ndër të tjera Spiropali shkruan se PS nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban përgjegjësi tjetër përveç respektimit të standardeve në raport me çdo shkelës. Në fund Spiropali shkruan se Basha po abuzon me besimin e demokratëve.
Reagimi i plotë i Spiropalit:
Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!
Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!
Lajmi kryesor:
Shkarkimi i kryebashkiakut të Vorës/ Basha: Kajmaku, fytyra e Ramës! Hajdari: Duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.7%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 1312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humbi ndjenjat në protestë, reagon Gjekmarkaj: Policia desh më ngriti në ajër, u thashë me butësi mos më prekni, se nuk kam forcë fizike dhe s'bëj palestër
24 Dhjetor, 11:02
-
Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin e organizuar as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Përfundoi në spital pas protestës, Mziu shpërndan memen me Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s'ka shtyllë kurrizore! Pendohet dhe e fshinë
24 Dhjetor, 09:28
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?
23 Dhjetor, 21:23
-
Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…
23 Dhjetor, 20:22
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’ bllokojnë makinat në trafik (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:37