Spiropali në Report Tv: Meta i jep këshilla paternaliste Bashës dhe e trajton si vartës duke nxitur sherr! Hapja e listave realitet

TIRANE-Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në një intervistë në Report Tv u shpreh se socialistët paktin 5 Qershorit dje e votuan me një peng. "E votuam dje me 99 vota pro, por kemi pengun e madh që depolitizimi i procesit zgjedhor u bë i pamundur nga frika e Lulzim Bashës dhe PD-së, vetë atë peng kemi, për të tjera e kemi votuar. Për të kënaqur Bashën dhe për t'i hequr frikën".

Tashmë debati është zhvendosur te ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet. Ilir Meta paralajmëroi se nuk do ta njohë kryeministrin e dalë nga zgjedhjet e 2021 nëse hapen listat. E ndërsa e cilëson Presidentin si pjesë të opozitës, ministrja socialiste thotë se mesazhi i tij sot pas takimit me ambasadorët ishte pa kuptim.

 "E lexova mesazhin e presidentit dhe m'u duk pa kuptim, nuk mund të shprehet në mënyrë aq të anshme, duhet të ndajë mendjen, është presidenti i të gjithë shqiptarëve apo pjesë e opozitës, nëse është kështu të tërhiqet dhe të dalë në zgjedhje në 2021. Tryezat e presidentit duhet të jenë për të bashkuar dhe jo për të përçarë. Presidenti është bashkëshorti i një kryetareje partie që është pjesë e opozitës.

Por sistemi nuk preket, do të jetë sërish proporcional rajonal, por qytetarëve do u jepet e drejta të votojnë për deputetin që duan. Ne jemi parti që lozim në fushë të madhe, presidenti dhe opozita bëjnë taktika të vogla, që përfaqësojnë interesat e tyre të ngushta dhe të përkohshme. Basha është kundër hapjes së listave, po ashtu Kryemadhi dhe Presidenti çuditërisht. Këtë kemi ndërmend ta bëjmë realitet në Kuvendin e Shqipërisë" tha ajo.

Ilir Meta sot i kërkoi Lulzim Bashës që opozita të vazhdojë punën në Këshillin Politik. Por si e komenton Spiropali këtë marrëdhënie President-opozitë? "Kjo gjuhë dëshmon se presidenti i jep këshilla paternaliste kryetarit të PD-së dhe e trajton sikur të jetë një vartës i liderit të vërtetë të opozitës. Basha të fitojë pavarësinë nga këto marrëdhënie dominuese dhe presidenti të ngrihet në nivelin e pozicionit, është turp që kemi institucione si presidenti që janë të politizuara dhe nxisin sherrnaja në skenën politike".

PD-ja thotë se PS-ja ka frikë nga koalicionet, por Spiropali përgjigjet duke thënë se socialistët janë shumicë me cfarë do lloj sistemi. "Problemi i tyre është se ne i fitojmë zgjedhjet me cdo sistem dhe cdo kohë. Nuk ka sistem dhe kod zgjedhor që mund të të japin pushtetin në tavolinë sikur pretendon Basha. Nuk vihet në pushtet me rotacion të pashmangshëm, por vetëm me zgjedhje.

Urojmë që opozita e bashkuar të dalë me një listë të përbashkët që të shikojmë sa vlejnë, që të përballemi aty. Ne jemi treguar shumë të matur, jemi ulur në këshillin politik, ku janë dy opozitat. Dje u bëmë një koncesion të madh, hoqëm dorë nga depolitizimi. Hapjes së listave do i qëndrojmë do e votojmë. Opozita dhe Basha kanë refuzuar këshillin politik".

E ndërsa debati vijon për ndryshimet kushtetuese, PS-ja ka zbritur në terren për fushatën e zgjedhjeve të 2021. "Ne kemi filluar punën sepse për ne është e rëndësishme që të gjitha politikat në Kuvend apo qeveri, apo gjithë investimi i madh, të përkthehet në një votë të madhe dhe të sigurt, kemi përpara një betejë historike, do të fitojmë një mandat të tretë me Edi Ramën, sepse kemi edhe ne problemet tona, por kemi bërë shumë në këtë rrugë dhe cdo kthim mbrapa do të ishte fatal. Ata kanë gjuhën e urrejtjes dhe molotovin. Ata janë mbyllur në kullat e tyre dhe kërkojnë me cdo kusht pushtet".

Në fund, e pyetur nëse në asamblenë e gushtit do të ketë ndryshime në qeveri, Spiropali tha se "Nuk kemi halle të tilla, zëra sidomos në gusht ka gjithmonë për ndryshime, por në diskrecionin e kryeministrit për kabinetin, ne po bëjmë punën, të motivuar maksimalisht dhe me besim, që në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë edhe pse interesat tona shkojnë në të njëjtën linjë me interesin e përgjithshëm. Nuk mund të them as po as jo, nuk është diskutuar asnjëherë. Ne do të diskutojmë në asamble dhe do të diskutojmë si programin dhe reformat dhe strategjinë elektorale" përfundoi ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/07/2020 18:00

    Presionet e opozites per te mbahrur ne zbatim ato probleme qe ngriten per kodin zghedhor , duke u shoqeruar me gjoja mos mjohjen e kryeministrit nga presudenti eshte e neveruteshme . President he zgjedh prej Rames me sgumicen e OS dhe se para parlamentit je honorifik .Shqiperia eshte republije oarkamentare dhe presudenti shkarkohet nga kuvendi.Por ky nheri nuk ze mend vetem per te ryajtur pushtetin

    Përgjigju
  • andon: 24/07/2020 15:36

    Report Tv jeni gjithmone nismetare te sensibilizimeve. Ju kam vene re ne disa fusha sensitive. Ju lumte!

    Përgjigju
  • drini: 24/07/2020 15:31

    Ju lumte per sensibilizimin. Vetem ne Shqiperi i shoh njerezit si bageti neper kafene dhe pastaj ku i vdes plaku apo plaka ne shtepi bejne si muter. Shifni ate Bushkalen

    Përgjigju
  • Paola: 24/07/2020 15:29

    Duhet

    Përgjigju
  • beni: 24/07/2020 14:44

    po ku je moj mamice, ti kujton se jane te gjithe si ju, qe i rrini rames ne gjunje, e skeni dinjitet. por ka njerez me dinjitet dhe ju e dini sh mire. po mendoni se duke thene keto gjera, silni percarje ne opozite, po jo oj mamice kete here ne te gomarit do shkoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja