-
'Zgjedhja e detyruar'/ Meta- Ramës: Respekto 5 qershorin ose në 25 prill do kesh jo vetëm presidentin, por dhe 3 mln shqiptarë 'të shkalluar' që do të shkallmojnë! (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta vijon përgjigjet ndaj kryeministrit Edi Rama, kësaj here për deklaratën e tij i cili tha se "zgjedhja e tij si kreu i shtetit ka qenë e detyrueshme".
12 Tetor 2020, 09:32 -
Gjoni: SHBA-BE të mos investonte aq shumë për konsenus Rama-Meta-Berisha për Kodin Zgjedhor, ata merren vesh në ajër! I habitur që Hajdari abstenoi
Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka folur me emra, duke thënë se është zhgënjyer nga ndërkombëtarët sa i përket përfshirjes së tyre për reformën zgjedhore. Kritika ka pasur edhe për Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili tha se ka pasur progres dhe janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR. Për Gjonin, kjo nuk është aspak e vërtetë. Diçka është e sigurt, se ai nuk do të kandidojë në zgjedhjet me PD-PS-LSI.
6 Tetor 2020, 17:59 -
Ndryshimet në Kod Zgjedhor/ Meta 'kërcënon' deputetët para votimit në Kuvend: Do mbani përgjegjësi individuale! Rama: Si, apo me armët që do rrëmbeheshin në 2017? (VIDEO)
Në një kohë që po zhvillohet paralel seanca ku votohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta ka "kërcënuar" deputetët", duke i paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi individuale për votën që do të japin.
5 Tetor 2020, 11:20 -
Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq
Debatet e ashpra, akuzat dhe bllokimi i foltores shoqëruan seancën e sotme të Kuvendit që në fund prodhoi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro dhe ngritjen e KQZ-së së re. Akuzat e forta erdhën nga opozita parlamentare, ku deputetja Rudina Hajdari e bllokoi për 15 minuta ku kërkoi mbylljen e seancës pasi po bëhen pazare. Ndërsa Gjiknuri tha se zgjedhësit kanë mundësi të ndryshojë renditjen në listë dhe se kandidatë varen nga votat e tyre.
5 Tetor 2020, 10:02 -
PS miraton me gjysmën e votave të opozitës së re Kodin e ri Zgjedhor: Rirenditje e pjesës së parë të listës sipas votës preferenciale, herësi jo më i madh se 10 mijë vota, prag elektoral 1%, koalicionet me listë unike!
Komisioni i Ligjeve miraton në tërësi me një pjesë të votave të opozitës parlamentare ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me votat pro të Adiola Brahës dhe Nimet Musait, të ardhur nga listat e LSI-së u miratua propozimi i ri i Gjiknurit që u prezantua po ditën e sotme. Tre deputetët Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Ralf Gjoni bojkotuan mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
2 Tetor 2020, 11:17 -
PD nesër te 'ligjet', diskutim vetëm për pragun e listat! Gjiknuri: Nuk rrezikojmë ndryshimet kushtetuese për koalicionet (VIDEO)
Komisioni i Ligjeve këtë të mërkurë (nesër) do të marrë në shqyrtim nen për nen të gjitha propozimet e palëve për hapjen e listave, por sipas Damian Gjiknurit nuk do të diskutohet propozimi i PD për mbajtjen e koalicioneve sipas ligjit actual. Pas komisionit të ligjeve, Këshilli Politik pritet të mblidhet në 5 tetor.
29 Shtator 2020, 13:20 -
Blofi i PD-së me draftin zgjedhor dhe një opsion për t’ia lënë asaj 'topin në derë'
Partia Demokratike nuk e dogji ofertën e mazhorancës që të paraqiste edhe ajo një draft në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas përcaktimeve të reja kushtetuese. Por, drafti i opozitës bie në kundërshtim me frymën e Kushtetutës e cila nuk i lejon më koalicionet parazgjedhore si deri më sot, por kërkon që partitë, nëse duan, të paraqiten me një listë të përbashkët.
28 Shtator 2020, 10:07 -
Gjiknuri: Cili vend ka lista të hapura e koalicione?! Murrizi: Në tetor çoj në 'Kushtetuese' Kodin Zgjedhor sipas PS!
Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim ditën e sotme të gjitha propozimet që janë bërë deri më tani për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Mësohet se ndryshe nga herët e tjera që janë bërë online për shkak të pandemisë, kësaj here mbledhja do të zhvillohet në seancën plenare.
28 Shtator 2020, 07:53 -
Opozita e bashkuar draft për hapjen 100% të listave: Të lejohen koalicionet parazgjedhore! Mandatin e merr kush votohet më shumë!
4 ditë përpara përfundimit të afatit, Opozita e Bashkuar dërgon në Këshillin Politik draftin për ndryshimet kushtetuese që pritët të reflektohen në Kodin e Ri Zgjedhor pas ndryshimeve kushtetuese të datës 30 korrik të këtij viti. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në draftin e opozitës thuhet që formula e koalicioneve të mos ndryshohet, pra të lejohen koalicionet parazgjedhore. Ftesë maxhorancës: Ejani t’i drejtohemi ODIHR-it për mosmarrëveshjet.
27 Shtator 2020, 20:57 -
Intervista e plotë/ Kodheli: Drafti i PS për hapjen e listave reflekton kërkesat e 2 opozitave! Për ngjarjen e Elbasanit, rast kur politika duhet të hesht e të flasim ekspertët
Mazhoranca është e gatshme të negociojë për pragun zgjedhor. Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e PS Mimi Kodheli në një intervistë për Report tv tha se propozimi i PS për të pasur pragun zgjedhor në rang kombëtar 3% mund të modifikohet nga propozimet e deputetit Murrizi.
25 Shtator 2020, 21:06 -
Të hënën nis shqyrtimi i propozimeve për hapjen e listave te 'ligjet'! Kodheli për Report Tv: Do negociojmë me opozitën e re për pragun!
Gjatë një interviste për Report Tv deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se pavarësisht draftit që PS ka propozuar për ndryshimet kushtetuese që do implementohen në kodin zgjedhor, mazhoranca është e hapur për të diskutuar propozimin e opozitës parlamentare, e cila kërkon të ulet pragu zgjedhor nga 3% në 1%.
25 Shtator 2020, 14:15 -
Drafti i opozitës së re për listat/ Gjoni: Nuk është më i miri, por zhbën atë që kërkon PS-ja! Reflekton ndryshimet Kushtetuese
Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka firmosur drafin që opozita parlamentare prezantoi dje për hapjen e listave. Për Gjonin, edhe pse e ka hedhur firmën, ky draft nuk është më i miri i mundshëm, që ka një hapje të pjesshme të listave, por është si një kundërpërgjigje për propozimin e PS-së. Edhe pse ka rezervat e tij, për Gjonin, ky draft reflekton frymën e ndryshimeve Kushtetuese të bëra në Kuvend.
25 Shtator 2020, 12:51 -
Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin: Pragu elektoral 1%, kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona, 1/3 e listave e mbyllur
Ndryshe nga sa premtuan opozita parlamentare depozitoi në Kuvend një draft që mban të mbyllur 1/3 e listave të kandidatëve për deputetë dhe që u jep mundësi kryetarëve të partive të pëcaktojnë një liste preferenciale kandidatësh, njëlloj si propozimi i PS. Ndryshimi qëndron në shpërndarjen e mandateve, ku në këtë rast nuk duhet që kandidati postë listës preferenciale të kalojë pragun, që është mesatarja e votave të fituara nga partia pjestuar me numrin e mandateve.
24 Shtator 2020, 12:47 -
Debati për listat dhe koalicionet/ Kim: Kujtoj Ramën dhe Bashën për angazhimet e 5 qershorit! Ndryshimet përtej paktit me mirëbesim
Mes debatit për Kodin Zgjedhor, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me marrëveshje mes palëve. Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.
24 Shtator 2020, 11:46 -
Hajdari-PS: Kryefjala juaj është mashtrimi! Jeni në kohë për të tërhequr propozimin për listat (VIDEO)
Diskutimi mbi rezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian është kthyer në një "lumë" akuzash në seancën e sotme (24 shtator) parlamentare.Nga foltorja e Parlamentit, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka shprehur kritika mbi propozimin e PS-së për hapjen e listave dhe duke u drejtuar d
24 Shtator 2020, 11:16 -
Opozita e re si e vjetra/ Përmeti-PS: Sillni propozim të ri për lista të hapura 100% ose bojkot! Hajdari me draft të ri: Të hiqet pragu elektoral
Listat e hapura kanë shkaktuar debate në Kuvend. Andi Përmeti kërcënoi me bojkot të parlamentit, ndërsa Rudina Hajdari e cilësoi mashtrim draftin e PS, teksa njoftoi se ka një draft të ri që hap listat 100% dhe heq pragun zgjedhur. Ruçi përjashton Alimadhin dhe shtyn punimet e seancës.
24 Shtator 2020, 08:58