Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, nisi vizitën zyrtare në Kosovë.

Spiropali u prit fillmisht nga homologu i saj, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca. 

Ata kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit.

Më tej, ministrja do të pritet në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga Kryeministri Albin Kurti.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

Po ashtu, në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në zbatimin e projekteve madhore kombëtare si hekurudha Durrës-Prishtinë, shtimin e projekteve infrastrukturore dhe energjitike të përbashkëta, pa lënë mënjanë koordinimin në mbështetje të faktorit shqiptar në rajon dhe bashkëpunimin me diasporën.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:07
Spiropali me Konjufcën kryejnë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari": Dëshmi se liria e Kosovës ka pasur çmim jetën

1772010689_WhatsAppImage20260225at10.04.31.jpeg

Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca kryejnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë. 

Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit. Sipas ministres, kjo kullë është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

"Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë", tha Spiropali.