
Tirana u shndërrua sot në qendrën e zhvillimeve europiane, teksa mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, vlerësoi rolin e këtij mekanizmi financiar si një instrument kyç që shpejton procesin e afrimit të rajonit me standardet dhe tregun europian.
Spiropali theksoi se, Plani i Rritjes është mekanizmi financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE.
“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, theksoi Spiropali.
Lajmi kryesor:
Samiti/ Rama: Ballkani Perëndimor s'kërkon lëmoshë, po bën detyrat! Kos: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro fonde nga Plani i Rritjes











